Sport - Në botë

Ljajic nuk e këndon himnin serb – përjashtohet!(VIDEO)

Trajneri i Serbisë, Sinisa Mihajlovic, e ka përjashtuar nga skuadra Adem Ljajicin, pasi ky i fundit refuzon ta këndojë himnin kombëtar serb

M. K.     ( lexuar 587 herë )       13:36 29.05.2012
Ljajic nuk e këndon himnin serb – përjashtohet!

Ljajic nuk e këndon himnin serb – përjashtohet!

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Trajneri i Serbisë, Sinisa Mihajlovic, e ka përjashtuar nga skuadra Adem Ljajicin, pasi ky i fundit refuzon ta këndojë himnin kombëtar serb.

Sulmuesi i Fiorentinas qëndroi i heshtur gjatë kohës kur himni serb po këndohej në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës në AFG Arena në St. Gallen të Zvicrës, ndërsa ka thënë se edhe në të ardhmen do ta bëjë të njëjtën gjë.

Në një komunikatë të Federatës serbe të futbollit thuhet se arsyeja e largimit të Ljajic është për shkak “të shkeljes së kodit të sjelljes”.

“Ljajic i ka thënë Mihajlovicit se ai ka refuzuar ta këndojë himnin kombëtar, për çështje personale dhe se nuk do të ketë ndryshime në qëndrimin e tij rreth kësaj çështjeje”.

“Lojtari do të lejohet të kthehet në ekipin kombëtar vetëm nëse e ndërron qëndrimin e tij dhe nëse e njofton zyrtarisht Mihajlovicin se e ka bërë atë”, shkruan në komunikatë.

Ljajic është një mysliman i lindur në Novi Pazar. /Portalb

Komento

loading
loading
loading