Sport - Në botë

Rrëfehet Mourinho, pse është i suksesshëm!?

Jose Mourinho ka qenë dje në Stamboll për të mbajtur një ligjeratë në një konferencë ndërkombëtare ku tema ishte “Lidershipi”

M. K.     ( lexuar 219 herë )       15:32 25.05.2012
Rrëfehet Mourinho, pse është i suksesshëm!?

Rrëfehet Mourinho, pse është i suksesshëm!?

Jose Mourinho ka qenë dje në Stamboll për të mbajtur një ligjeratë në një konferencë ndërkombëtare ku tema ishte “Lidershipi”. Mourinho ndër të tjera ka folur edhe për qëndrimin e tij në fushë si dhe disa nga vetitë e tij që e bëjnë të suksesshem dhe lider në skuadër.

”Për mua të gjithë lojtarët janë të suksesshëm, të gjithë janë të vlefshëm por nga ta unë kërkoj vetëm përgjegjësi. Është përgjegjësija që ata i bën të dallojnë njëri nga tjetri. Është përgjegjësi edhe e imja të vendos se cilin do të fus në vend të tjetrit, por këtë përgjegjësi unë e ndajë me asistentët e skuadrës për ata i kam afër. Detyra ime është të jap urdhra, por unë nuk jam hipokritë” deklaroi Mourinho.

Startegu portugez ka thënë se është ish trajneri Boby Robson ai që e inspiroj të bëhet trajnerë dhe meritor për karrierën e tij.

”Inspirohem nga Boby Robson, ai është shembull për mua. Futbolli është emocion i shtyer nga inteligjenca e kur aty është edhe përgatitja dhe eksitimi për të luajtur, atëherë bëhet fjalë për një punë të suksesshme” tha Mourinho.

Trajneri i Real Madridit kritikoj paksa edhe mediat evropiane, duke mos u ndalur vetëm te ato spanjolle.

”Mediat tani janë bërë problem. Ato duhet të dinë diqka për ne por jo gjithçka, s’janë vetëm ato spanjolle, por ky problem është çdo kund në Evropë” përfundoj Mourinho. /Portalb

Komento

loading
loading
loading