Sport - Në botë

Ferguson emërohet menaxheri më i mirë në historinë e Premier League

Trajneri aktual i Manchester United, Sir Alex Ferguson është emëruar si trajneri më i mirë në Premier League për 20 vitet e fundit

M. K.     ( lexuar 268 herë )     Manchester 19:43 15.05.2012
Ferguson emërohet menaxheri më i mirë në historinë e Premier League

Ferguson emërohet menaxheri më i mirë në historinë e Premier League

Trajneri aktual i Manchester United, Sir Alex Ferguson është emëruar si trajneri më i mirë në Premier League për 20 vitet e fundit.

Çmimi është ndarë nga Premier League, për të festuar 20 vjetorin e garës, dhe paneli i figurave të njohura të futbollit, gazetarët dhe komentatorët vendosën që Ferguson ta merr këtë çmim.

Ferguson ka qenë i pranishëm në çdo sezon që kur liga angleze e ka marrë emrin Premier League, pra 20 vite me parë. Ai është në krye të United edhe më herët se kaq, pra që nga viti 1986.

Ai ka qenë i pabesueshëm gjatë kësaj kohe duke fituar 12 tituj të Premier League, duke e bërë atë menaxherin më të suksesshëm në epokën e Premier League. Triumfi i tij i parë në Premier League erdhi në sezonin e parë të kësaj gare, pra në 1992-93.

Ai ka menaxhuar lojtarë si: Bryan Robson, Eric Cantona, Roy Keane, David Beckham, Paul Scholes, Ryan Giggs, Ruud van Nistelrooy, Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo – Të gjithë këta emra të njohur në botën e futbollit. /Portalb

Komento

loading
loading
loading