Qëndrime - Na shkruani

Sмири se Миленко!

Opinionbërësi delikuent Milenko Nedellkovski edhe njëherë shfaqet i trishtuar dhe me ide kontroverse që mbi gjitha dhe më së paku i shkojnë për shtati vet popullit të tij

J. Zh.     ( lexuar 4436 herë )       13:54 01.09.2012
Driton Zenku

Driton Zenku

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Opinionbërësi delikuent Milenko Nedellkovski edhe njëherë shfaqet i trishtuar dhe me ide kontroverse që mbi gjitha dhe më së paku i shkojnë për shtati vet popullit të tij. Idetë që as vet nuk u beson por i thotë sa për të plotësuar epshet e dikujt, nuk duhet të paraqiten të neveritshme dhe të përjetohen si të tilla nga popullit shqiptarë në Maqedoni. Ngase çdo trillim, shpifje, fantazi apo dëshirë e pamundur për tu realizuar, nuk përkon me realitetin dhe në asnjë formë nuk mund të paraqes rrezik dhe si e tillë të realizohet. Gazetari delikuent që dhe mbiemrin e vet e ndërron sipas regjimit të kohës, vetëm e vetëm që të ketë qasje në radiovalët e shtetit, aq më pak serioz bëhet kur mendon se mund të gënjen  ndonjë dhe më e keqja se mendon se ndokush i beson.

Pamja vizuale në fakt i përshtatet edhe filozofisë së të menduarit të tij, dhe aq mirë i përshtatet, në këtë rast të kundërtës së epitetit, një trup i shëndosh me mendje të shëndosh. Nëse analizohen veprimet e tij të më hershme dhe plani nazist i shpalosur së fundmi, vijmë deri te konkluzioni se Maqedonia duhet të jetë shtet anarkik dhe i izoluar nga Bota. Pasi kërkon largimin e trupave të armatosura nga misionet paqësore jashtë shtetit, dëshira e tij duhet të jetë mosinkuadrimi i Maqedonisë në NATO. Ishte Milenko Nedellkovsi dhe disa gazetarë të tjerë maqedonas që bënë shfaqen tragjikomike në kancelaritë e Parlamentit Evropian (PE) në debatin mbi lirinë e shtypit në Maqedoni, duke dëshmuar me veprimet e tyre të kundërtën e asaj që diskutohej. 

Gazetari delikuent madje kërkon shpalljen “person non-grata” të ambasadorit amerikan në Maqedoni. Pikëpamjet e tij stereotipe flasin qartë se antena e tij dhe njerëzve të llojit të tij, edhe pas kaq kohë vazhdojnë të mbeten të kthyera nga Rusia dhe filozofia sllave. 
Milenko me idetë e tij sfidon edhe shtetin ligjor kur kërkon lirimin e efektivit të policisë që kreu vrasjen e dyfishtë në Gostivar, dhe dënim me burgim të gjatë, siç thotë ai, për firmëtarët e gjallë të  Marrëveshjes tradhtare Kornizë. Është për tu habitur fakti se si Milenko dhe 228 persona që i bëjnë “like” në Face Book planit të tij strategjik, e paramendojnë konceptin mbi shtetin duke lënë në liri një vrasës ordinerë që kryen vrasje të dyfishtë, madje me pistoletë zyrtare. Milenko harron që Marrëveshja e Ohrit ia vazhdojë jetën Maqedonisë në kufijtë aktual që ka. Politikanët maqedonas që hodhën firmat e tyre në Marrëveshjen e Ohrit i shpall tradhtar, pa mos e menduar se ato në fakt janë patriotët e vërtetë të popullit maqedonas që shpëtuan Maqedoninë nga copëtimi real i territoreve. Sikur të ia ketë pirë sorra mend e të mos mendojë se ato politika maqedonas që nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, këtë veprim të tyrin e bënë me dëshirën se donin ta bëjnë. Harron të mendon se situata dhe zhvillimet në terren, ato politikanë i ngjitën për murri dhe i vunë para aktit të kryer, o të ruhet Maqedonia, o të shpërbëhet fije pesë. 

Gazetari delikuent herë i sportit e herë i politikës, kërkon ndërprerjen e marrëdhënieve me shtetit e Kosovës, një shtet që konsiderohet konsumatori kryesor i produkteve që dalin nga Maqedonia dhe që nuk i mohon identitetin kombëtar, atë fetar emrin dhe gjuhën, identitete këto që kategorikisht nuk ua pranon Greqia, Serbia dhe Bullgaria. Milenko harron se Maqedonia ka një shtet fqinj që quhet Shqipëri dhe që është anëtare me të drejta të plota në NATO. Harron se vetoja e Shqipërisë ka po aq fuqi sa vetoja greke. 

Ideja naciste mbi  krijimin e një qeverie njëetnike në Maqedoni, po ashtu dëshmon se personi në fjalë dhe njerëzit e llojit të tij, vazhdojnë të kultivojnë ide barbare utopike që bien ndesh me vlerat njerëzore, të sotmen dhe të ardhmen. Ideja e tij utopike mbi shtetin njëetnik, mund të realizohet vetëm në ëndrrat e tij të mbrapshta. Mund vetëm ta vizatoi në një letër. Pastaj atë copë letre ta hedhe në tokë, dhe po aq hapësirë sa mund të zë letra, asaj toke mund t’i gëzohet si Maqedoni etnike maqedonase. 

Gazetari delikuent mohon ekzistencën e një populli që e quan fis dhe që tenton numerikisht ta zvogëlon. Mohon faktin se Maqedonia perëndimore është promotor i zhvillimit ekonomik. Nuk e din ose nuk dëshiron të dijë se gjitha Bankat komerciale që veprojnë në Maqedoni, pas Shkupit të koncentrua janë në Tetovë dhe Gostivar. Nuk e sheh ose nuk dëshiron ta sheh se në “qytetet” siç janë Vallandova, Kratova, Berova, Radovishi dhe Kriva Pallanka, nuk mund të has as filiale Bankash apo kompanishë celulare. Harron se buxhetit të shtetit infuzioni i vjen në periudhën e vitit kur mërgimtarët kthehen në vendlindje. Milenko nuk do të pranonte as raporitin e fundit të Bankës Botërore ku flitej se  450 mijë qytetarë të Maqedonisë janë emigrantë ekonomik në shtete të ndryshme të Botës, shifra këto që përbëjnë rreth 22 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni. Për shkak të mosperspektivës në vendin e tyre, mbi 90 për qind e mërgatës janë shqiptarë. Nëse do të gjykonte me gjakftohtësi, Milenkos nuk do t’i dilte matematika me shqiptarët vetëm me mërgatën, kur thotë se ky fis na qenka 13 për qind në Maqedoni. Për të mos ja komplikuar ende më shumë matematikën, Milenkos nuk do të ia kujtoja të fuste në hesap edhe numrin e votuese shqiptarë që dalin e votojnë, dhe jo vetëm ato. Gazetari delikuent kërkon kthimin e Shkupit, Kërçovës dhe Strugës në kuadër të komunave urbane, dhe Zajazi, Haraçina, Saraj dhe të ngjashmet, sipas tij, të mbeten ashtu siç kanë qenë fshatra. Harron se shqiptarët duke pasur fakte historike mund ta kërkojnë pastaj Shkupin në tërësi, Ohrin, Manasirin, Kumanovën, Velesin, Resnjën, dhe jo vetëm. 

Në shkurt të këtij viti, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku u soll vendimi për kontestin gjyqësor me Greqinë në favor të Maqedonisë, në zyrën ku ishim të vendosur gazetarët nga Maqedonia, u krijua një atmosferë euforike dhe festive. Në ekipin e gazetarëve nga Maqedonia, ndodheshin vetëm dy gazetarë shqiptarë. Një nga kolegët maqedonas tha se pse ne dy nuk i gëzoheshim vendimit të gjykatës. Me që erdhi rasti, tash do t’i përgjigjem publikisht. Derisa në Maqedoni ka persona si Milenko Nedellkovski dhe njerëz të tjerë të llojit të tij, shqiptarët nuk do t’i gëzohen këtij shteti, qoftë kur fiton në Hendboll apo Basketboll.

Komento

loading
loading
loading