Qëndrime - Na shkruani

Shvercerat, ushtarët e Shkupit

“Shvercerat” përveç se janë një grup tifozerik, janë një institucion në vete ku secili dëshiron të marrë pjesë

E. Z     ( lexuar 3090 herë )       20:05 11.07.2012
Ariton Rama

Ariton Rama

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

“Të duam përgjithmonë Shkupi jonë, ty të kam gjithçka në jetë zemrën time ti e ke”.  

Ky është refreni që i tingëllon në vesh çdo shkupjani, ky është himni që ndriçon dhe zbukuron Iliridën, dhe është miti që e dridh çdo sllav apo komit.

Ky refren është i shenjtë sepse këndohet nga çdo tifoz, nga çdo shvercer!!!

Unë nuk dua te shkruaj për meritat dhe peshën e tifo grupit “Shvercerat” në karakterin e tifozllëkut sepse kanë qenë, janë dhe do të jenë simboli i tifozllëkut ballkanik.

“Shvercerat” përveç se janë një grup tifozerik, janë një institucion në vete ku secili dëshiron të marrë pjesë, janë të hapur, inteligjent-intelektual dhe atdhedashës, rebelë, artistë, të gjitha në një vend.

Këto njerëz duket sikur kanë lindur me këtë pasion, sikur që nga fëmijëria u është mbjellë kjo dashuri për klubin, qytetin dhe kombin.

A thua vallë pse e gjithë kjo dashuri për Shvercerat?! Përgjigjen mund ta perceptoni shumë thjesht vetvetiu:

Ata janë tifozët që zemrën e sakrifikojnë për klubin e tyre SHKUPIN , janë gardianët e Skënderbeut të Shkupit, janë ambasadorët e Ilirides në Shqipërinë etnike, janë suksesi i shumë klubeve shqiptare ne Iliridë, janë mburoja e Kalasë së Shkupit.  Janë zëri dhe motivi  kombëtar shqiptar, janë përkushtimi i rinisë shqiptare, janë patriotët më të mëdhenj të kohës, janë gjoksi i Mic Sokolit që i dalin ballë çdo barrikadë policore, janë dora e Ismail Qemailit që me dorën e tyre i mbuluan stadiumet sllave me flamurin shqiptar dhe shpalosën parullën, mesazhin që mban në zemër çdo shqiptar, JEMI NJË.

Këto janë fakte që terqethin dhe bëjnë krenar çdo shqiptar jo vetëm në Iliridë po edhe mbarë kombin, përveç që janë aktorë sporti janë edhe aktorë politiko-kombëtar. Mentaliteti i tyre është se çdo shqiptar është i shenjtë, dhe se kombi i tyre është i bekuar.

Sakrifikuan çdo gjë që kishin, jetën rinore, paratë, familjen, dhe shumë çka vetëm që te jenë ushtarët e Shkupit.

Cili është shpërblimi i tyre? Falimentimi i klubit të tyre dhe mos përpjeka për rikthimin e klubit. Klubin të cilin e përkrahën edhe në ligën e dytë, ndërsa shpërblimi për ta, sot,  është harresa e tyre.
Jemi të bindur që koha do jetë miku jonë këtë herë kur Shkupi bardh e kaltër do të kthen në fushë ushtarët në tribuna dhe do buqet “besa besë”.

Ndërsa federatës se futbollit të FYROM dhe gjithë atyre që nuk i duan dhe kanë frikë “Shvercerat” ju përshëndesim me këngën për Latasin, dhe disa këngë tjera që nga etika e të shkruarit nuk më lejohet ti citoj.

Një herë Shvercer, gjithmon Shvercer!

Shkruan: Ariton Rama

Komento

loading
loading
loading