Qëndrime - Na shkruani

Shihem n’Shtatorë

Mendësitë që po na shoqërojnë si “pa diplomë s’bon”, “nuk mundesh me mbijetu”, po e krijon deshtëm apo s'deshtëm këtë inflacion të diplomuarve të papunë

    ( lexuar 930 herë )     Hani Elezit 11:35 07.07.2012
Nexhmedin Kalisi

Nexhmedin Kalisi

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

"Shihem n’Shtatorë" Kjo është përshëndetja e famshme që ua japin shumica e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme librit dhe institucioneve edukative, mesiguri edhe studentët e universiteteve e kanë po t’njëjtin “selamë”.Normalisht, për disa nxënës dhe student bëjmë përjashtim, ka prej atyre që iu ka mbetë ndonjë provim, e duhet me i kap librat me u përgatitë për afat të shtatorit apo tetorit.

Kjo është tradita ndër vite n’vendin tonë, Libri konsiderohet si tepricë nga gjeneratat e reja Mjafton me i vizitu shtëpitë e nxënësve dhe studentëve, dhe bindesh, nuk sheh ndokund ndonjë bibliotekë apo ndonjë komodinë si alternativë praktike. Jo që nuk kanë mundësi t’blejnë libra, problemi është që nuk ka kush t’i lexoj!

“Domosdoshmërisht” dikush duhet t’i shikoj filmat aksion, triller e komedi, dikush serialet spanjolle e turke, dikush duhet ta surfoj internetin, e dikush duhet ta vrojtoj facebook-un ... të gjitha këto në saje të sakrifikimit paraprak të kohës së librit. Evidente është mungesa e parimit “Për gjithçka dimë diçka, e për diçka dimë shumëçka”. Njohja e dijeve të gjëra, për disa gjëra elementare mungon. Përtej librit të shkollës apo fakultetit nuk ka libra. Ka gjithçka përveç librave.

Janë 2 parime që duhet me i pas parasyshë ai që dëshiron të jetë i suksesshëm; Parimin i ‘prodhimit’ dhe parimin e ‘aftësive prodhuese’. P.sh., parimi i ‘prodhimit’ nënkupton atë se studenti çfarë nota posedon, ndërsa, ‘aftësitë prodhuese’ a kanë mbulesë, pra, a konsistojnë ato me notat. Disa kanë prodhim mirëpo aftësitë prodhuese iu mungojnë,ndërsa disa të tjerë kanë aftësi prodhuese mirëpo prodhim s’kanë fare. Vetëm balancimi mes këtyre dyjave prodhon një personalitet të suksesshëm dhe të pjekur mirëfilli profesionalisht.Tek ne të pakët janë ata që i kanë të balancuara këto dy parime.

Ka prej studentëve që i ka të gjitha 10-she, mirëpo, aftësitë për prodhim i mungojnë dhe, gjithnjë, e ka stilin repetitiv, vetëm mësim, mësim, dhe asnjëherë artikulim t’mësimit, thjesht mungon praktika. Të pakët janë ata që aftësi prodhuese kanë, ndërsa notat i kanë 6-she, zakonisht këta t’fundit janë llumi i llumit. Këta shpesh këshillohen me këto fjalë: “More kap mëso e lëri këto zbulime të hamamit ...”.

Gjithnjë, nga prindërit e këtij shekulli, rritet dëshira për të pasur një djalë apo vajzë me diplomë të fakultetit, mirëpo, fatkeqësisht ky sistem i edukimit po prodhon tipa të llojit “Dibidus”, që janë barrë e kësaj shoqërie e aspak zgjidhje dhe ndihmë për shoqërinë Kosovare. Mendësitë që po na shoqërojnë si “pa diplomë s’bon”, “nuk mundesh me mbijetu”, po e krijon deshtëm apo s'deshtëm këtë inflacion të diplomuarve të papunë, e të cilët/at tërë ditën ankohen se nuk mund ta profilizojnë vetën n'teren t'punës, dhe momentin kur duhet t'ua lehtësojnë jetën financiare familjes, ata/o bëhen barrë e saj, dhe n'këtë formë vetëm se ua shton dozën mërzisë tek prindërit dhe familjarëve.

Nuk duhet të jetë diploma qëllimi kryesorë, e sidomos në Kosovën tonë ku prodhohet shumë, ndërsa, aftësitë prodhuese janë pak, poashtu edhe mungon tereni për t'i funksionalizu ato aftësi prodhimi. Ajo që ne si shoqëri duhet të koncentrohemi është që të edukojmë njerëz të formësuar mirë profesionalisht, njerëz kompetent që do t'ishin n'gjendje t'mbijetojnë n'këtë "xhungëll" vet, pasi qëllimi i arsimimit është përgatitja për jetë. 

Komento

loading
loading
loading