Qëndrime - Kolumna

Maqedonia s’mund ta mohojë realitetin shqiptar

Nuk besoj se shteti i Maqedonisë ka ndonjë interes të mos pranoje bashkëveprimin shqiptar përkundrazi duhet ti bashkëngjitet këtij projekti pasi është i vetmi qe mund tre ekzistencën e tij

E. Z     ( lexuar 888 herë )       17:31 11.07.2012
Nebil Çika

Nebil Çika

Duket se politika zyrtare shqiptare ka zbritur me këmbë në tokë në konferencën “Fqinjët e Shqipërisë” te organizuar në Tiranë dy ditë me parë. Për herë të parë politikanet tanë sidomos këta të Shqipërisë parkun idenë e realizimit të “Shqipërisë se Madhe” pavarësisht modelit të realizimit të sajë. Pa dyshim që surprizë beri fjalimi i Berishës i cili që nga kthimi në pushtet në vitin 2005 ka qenë shumë i kujdesshëm në deklaratat “nacionaliste” . 

Me gjithë vonesën e pa justifikuar ky moment përben një hap vendimtar për politikën kombëtare shqiptare ku Tirana pritet të ketë një rol vendimtar. Deklaratat e z. Berisha janë në akord me zhvillimet politike ekonomike e shoqërore të shqiptarëve të ndarë në të paktën pesë shtete në rajon. Besoj që bashkimi apo bashkërendimi ekonomik do te jetë hapi i parë drejt unifikimit kombëtar në të gjitha fushat e jetës dhe ideja e Beneluksit duket e pranueshme si fazë e parë e këtij projekti. Besoj se pranimi në union i kësaj ideje nga të gjithë politikanet në hapësirat shqiptare përbën hapin e parë të sigurt ne realizim e projektit të bashkimit tone kombëtar.

Besoj se deklarimi i z. Berisha për një superfuqi shqiptare është ne përputhje me realitetin gjeopolitik ekonomik e shoqëror te rajonit- “ Ne shqiptarët kemi çelësin e Ballkanit” me deklaronte në një intervistë në vitin 1993 shqiptari i madh , arvanitasi, Aristidh Kola duke parashikuar sigurisht edhe këtë zhvillim që po flasim. I ndërgjegjshëm për ndonjë kundërshtim të fqinjëve ndaj këtij projekti përfshi edhe maqedonasit sllavë z. Berisha u kujdes tu kërkonte atyre të heqin dore nga antishqiptarizmi si e vetmja rrugë e sigurt paqeje,stabiliteti dhe prosperiteti të rajonit. 

Faktorizimi i gjithanshëm i shqiptarëve në rajon është një fakt që besoj se ka tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve të cilët besoj se kanë filluar ta ndjejnë e ta pranojnë pamundësinë e tyre për tu sjellë si në shekullin e XIX me popullin e kombit më autokton në Ballkan . Nga ana tjetër zhvillimet gjeopolitike e ekonomike që falë demokracisë dhe ekonomisë se tregut të aplikuar në rajon kanë rikonfirmuar shqiptarët si zotë të shtëpisë duke u lënë pak mundësi fqinjëve në mënyre të veçantë maqedonasve sllavë te kundërshtojnë unifikimin tonë kombëtar.

Nuk besoj se shteti i Maqedonisë ka ndonjë interes të mos pranoje bashkëveprimin shqiptar përkundrazi duhet ti bashkëngjitet këtij projekti pasi është i vetmi që mund tre garantojë të paktën në perspektive afatshkurtër ekzistencën e tij. Tani vartësia e shtetit të Maqedonisë nga raportet me shqiptarët nuk është vetëm politike e etnike por edhe ekonomike. Kufizimi në tre nga katër anët e kufirin me shqiptarë si faktor apo rrethanë më shumë gjeopolitike nuk u jep ndonjë mundësi maqedonasve sllavë të kundërshtojnë e aq më tepër të pengojnë projektin mbarëkombëtar të bashkëpunimit. Shqipëria anëtare e NATO-s dhe në porta të BE-së dhe Kosova shteti i dytë shqiptar në konsolidim janë të papërballueshme për gjysmën sllave të Maqedonisë por edhe për çdo fqinj tjetër që mendon e aq me tepër përpiqet ta pengoje projektin në fjalë. 

Mendoj se ngushtimi i konceptit të bashkëpunimit sipas modelit të Beneluksit vetëm në tre shtete Shqipëri , Kosove e Maqedoni është i pamjaftueshëm për të realizuar të plote projektin kombëtar të bashkimit. Është tejet e rëndësishme që në këtë projekt të përfshihen shqiptarët në Mal te Zi, Luginë të Preshevës dhe sidomos ata në Greqi, si të mbijetuarit në tokat e mbetura jashtë kufirit të imponuar të 1913 por edhe arvanitasit në të gjithë Greqinë. Në gjendjen ku ndodhet Greqia për shkak të krizës por edhe perspektives se zymtë është detyre e shtetarëve dhe politikanëve shqiptarë ne Tiranë, Prishtinë e ndoshta edhe në Shkup tu krijojnë përparësi e lehtësira biznesi shqiptarëve të Greqisë ,si një motivim më shume për forcimin e identitetin të kërcënuar kombëtar të tyre. Po kaq e rëndësishme është përfshirja në projektin mbarëkombëtar edhe shqiptarëve të Turqisë që përbëjnë si numër pothuaj gjysmën e kombit,mendjet , kapitalet dhe përvojat e të cilëve janë të rëndësishme për shndërrimin në superfuqi rajonale të “Shqipërisë se Madhe” .

Besoj se projekti i “Shqipërisë se Madhe” do të përfshi shqiptarët kudo që janë pasi kontributi i secilit në këtë projekt do të jetë tejet i rëndësishëm. Si përfundim dua të theksoj faktin se përfaqësuesit amerikanë në konferencën Fqinjët e Shqipërisë ju dhanë leksion politikanëve shqiptar me artikulim dhe pranimin hapur të idesë dhe realitetit të Shqipërisë së Madhe. Sipas tyre por edhe opinioneve të tjera realiste ndërkombëtare, jo ky realitet , por mospranimi i tij është ai që rrezikon paqen dhe prosperitetin në Ballkan. Këtë tashmë e ka kuptuar dhe pranuar edhe opinionin ndërkombëtar dhe ashtu siç beri thirrje z. Berisha edhe unë shpresoj ta njohin e ta pranojnë edhe fqinjët tanë greke,serbe apo maqedonas. 

Nebil Çika
Analist nga Shqipëria

Komento

loading
loading
loading