Qëndrime - Kolumna

Të gjithë kanë kapur anë..

Dhe ne ku jemi, ne ku ngelemi ? Askund, përvec në të njëjtin vend, pa ndyrshim, pa dallim

E. Z     ( lexuar 821 herë )       15:28 01.07.2012
Enisa Bajrami

Enisa Bajrami

Nëse keni lexuar kohët e fundit shtypin ditor, sidomos atë maqedonas, do të kuptoni që titulli im është inspiraur nga një shkrim i një gazetari maqedonas V.S, i cili në një nga shkrimet e tij thotë që pasi të gjithë qytetarët tani më kanë marrë anë politike, qoft duke e fsheh atë apo duke e bërë publike, është mirë që gjithë ne të vendosim se nga kush jemi dhe cka duan taman nga e ardhmja jonë.

Përpara se të na ik koha akoma më shumë, duhet të vendosim nëse duam të shkojm drejt Evropës dhe të integrohemi ashtu sic i ka hije një vendi demokratik, ashtu sic pretendon se është Maqedonia, apo të vazhdojm të qëndrojm të ngujuar në një vend duke dëgjuar dhe parë histori të vjetra të maqedonasve që herë e quajnë vehten antik, herë sllavë dhe në fakt e dijmë sa të ngaterruar janë në këtë aspekt kështu që nuk ja vlen të shkruajmë më gjatë se kush janë ato në të vërtetë.

Por për ne shqipëtarët ajo cka është më e dhimbshme, është që ne vetë lejojme që të njejtët njerëz tash sa vite me rradhë të na udhëheqin kur rezultat e premtimeve të tyre që premtojnë janë baraz me zero. Ne që i besuam ata, ua dham votën, i mbështetëm, tani shofëm dhe dëgjojmë se si ata bëhen servil ndaj partnerëve të vetë politik, se si ata nuk përfillen fare nga partnerët e vetë, se si ata i mbrojnë partnerët e tyre dhe pse e dijnë që janë fajtor, se si ata heshtin si qyqarrë para tyre dhe tek ne përcjellin mesazh negativ që akoma duhet të heshtim, që akoma duhet të nënshtrohemi, që akoma duhet të vuajmë dhe  pse ndodh e gjitha kjo ? Normal, interesi personal  është mbi të gjitha.

Si duket akoma nuk kuptojmë që nuk ka ndryshm, prespektivë, jetë më të mirë, ideale, jetësim, integrim, NATO, EU, përparim, qetësi, marrëveshje, tash 10 vite të plota të njejtat gjëra dëgjojmë dhe asgjë nuk ndryshon.

Dhe ne ku jemi, ne ku ngelemi ? Askund, përvec në të njëjtin vend, pa ndyrshim, pa dallim.

Të gjithë i dimë batutat e famshme që bëhen në kuriz të malazezëve të cilët gjasmë na qenkan dembel, por kur erdh puna tek fati i tyre, tek ardhmëria e tyre drejt Bashkimit Evropian,  të gjithë ata iu përveshën punës dhe trokitën në dyert e BE-së me hapa shumë të shpejta duke e lënë Maqedonin shumë mbrapa dhe pse ajo para disa viteve ishte më përapra se shumë vende tjera të Ballkanit.

Popull, është koha të ndryshojmë, të zgjedhim vetë për vehten tonë, mos lejojmë askush të na lajë trurin me të pa vërteta të mëdha.

Mjaft i dëgjuam politikanët tonë që thonë “së shpejti do bëhet”, por si duket këtë së shpejti e kanë më dekada e jo me vite…

Enisa Bajrami
Instituti për Hulumtime dhe Qeverisje të mirë

Komento

loading
loading
loading