Qëndrime - Kolumna

Kuptimi i pakuptimshmes

Kështu, për njerëzit në BDI tashmë në mënyrë empirike është e dëshmuar se më me rëndësi e kanë shtetin se vet partinë. Më saktë, pozitat shtetërore dhe rrogat

J. Zh.     ( lexuar 831 herë )       23:07 07.06.2012
Ramadan Ramadani

Ramadan Ramadani

Kur pash sesa njerëz ishin të interesuar që ta shohin kalimin e Venerës mes Tokës dhe Diellit, derisa manifestohej si pikë e zezë në Diellin, gjatë kësaj të mërkure në mëngjes, përnjëherë mendova se sigurisht edhe aq njerëz, e ndajnë ndjenjën se në Tokë më nuk është edhe aq interesant. Andaj kanë vendosur kësaj radhe më shumë të kthehen kah qielli. Por në botë ishte interesant, si fjalët e Xhorxh Soros-it për eurozonën, bukur sikur gëzimet e përditshme të njerëzve dhe pikëllueshme si në Siri. Megjithatë, në pikën e cila për ne është më e rëndësishme në tërë planetin Tokë, në Maqedoni, ku një Venerë tjetër ishte vendosur në Zhena Park në Shkup, gjithçka disi fillonte ta humbiste kuptimin.

Kështu, BDI-ja, me një varg veprimesh përpiqej ta kthejë perceptimin se bëhet fjalë për një parti normale, siç ishte para dy protestave të njëpasnjëshme. Nga ana tjetër, DPMNE-ja, përpiqej ta kthejë perceptimin se kemi të bëjmë me një shtet normal. Por, pikërisht në këtë ata assesi të arrijnë sukses. Edhe atë mossukses nuk është me meritë të opozitës, para se gjithash të LSDM-së (e cila, ja, edhe një herë, gjatë depërtimit të shkëlqyeshëm me dokumentin për negociatat për emrin, tregon se i ngjan reprezentacionit të Portugalisë, e cila ka Kristiano Ronaldon, por aq). Por, të mos jetë se ndjellim kob për të dyja ekipet, pikërisht tani para fillimit të kampionatit evropian dhe verës së nxehtë politike, do të kthehem të tregoj se pse të parët nuk ia arritën qëllimit.

Kështu, për njerëzit në BDI tashmë në mënyrë empirike është e dëshmuar se më me rëndësi e kanë shtetin se vet partinë. Më saktë, pozitat shtetërore dhe rrogat. Ajo tashmë është më se e dukshme gjatë secilës paraqitje të tyre publike, por në përgjithësi, edhe nga ajo se ata edhe brenda partisë, ndërmjet veti, vlerësohen vetëm sipas pozitës shtetërore dhe mandatit, e jo sipas asaj partiake. Nga ana tjetër, për DPMNE-në, përveç historikisht, po ashtu edhe në mënyrë empirike mund të dëshmohet se mu shtetësia, atyre nuk ju vie për dore. Pasi që, pothuajse të gjitha institucionet shtetërore i kalëruan nga partia, ata në fakt tani edhe nuk kanë shumë hapësirë manovrimi ku mund të simulojnë shtetësi normale. Ja vetëm dy shembuj nga ndodhitë e javës së fundit. Pas një viti jetesë në kushte të padurueshme, një tetovarit të moshuar, ministri Spire Ristovski i premtoi se ai do të fitojë ndihmë sociale. Për problemin me dokumentet (për shkak të asaj se gjatë djegies së shtëpisë këtij plakut i ishin djegur edhe dokumentet personale), ministri tha se ato janë dokumente aktive dhe se do t’i sigurojnë. Me këtë rast, ai u tradhëtua, meqë e njëjta vlen edhe për disa mijëra raste sociale, të cilët më herët i munduan që të nxjerrin një grumbull dokumentash, ndonëse thuajse në të gjitha ato dokumente, shteti ka qasje përmes një butoni të kompjuterit!

Shembulli tjetër është për dokumentin i cili, ja, tashmë u bë një copë letre, por origjinalin e të cilës e botoi agjencia shtetërore e lajmeve; MIA. Kështu, MIA, si servis publik, tani i ka borxh t’i japë përgjigje opinionit, nëse jo për publikim të një sekreti shtetëror, atëherë të paktën të japë llogari për atë se si e ka siguruar origjinalin e dokumentit të klasifikuar. Për të mund të vlerësuar opinioni se kush kë, në të vërtetë, e dribloi. MIA duhet përgjigjur edhe për më parë, rreth publikimit, ende të pavjetëruar, të intervistave të paautorizuara, në të cilat nuk dihej kush pyet, e kush përgjigjet, por shikuar nga përmbajtja, ishin me autorësi të qartë se ishin të një njeriu të njëjtë. Me siguri dikush krejtësisht i treti, që nuk ishte as MIA, e as vet kryeministri! Dëshmia më e madhe për këtë gjë është ikja shumëvjeçare e kryeministrit nga përballja dhe duelet në opinion! Në një situatë kësisoj, opozitës nuk i mbesin shumë opsione, për të kënaqur nevojën e një shoqërie normale për debat dhe duel. Ajo, ose do të duhet ta gjejë ate njeriun e tretë të vërtetë, ose do të duhet të blejë ose “vjedh” ndonjë shou televiziv të preferuar, ku preferon që të jetë mysafir, kryeministri. Duke e njohur edhe personalisht Milenko lepuroshin, të cilin ja assesi ta takoj, ndonëse ai paska parë se kush me kë dhe ku pi kafe, mendoj se më e realizueshme është ky opsioni i fundit!

Thonë se është mirë që në një shoqëri gjërat në opinion të duken të pakuptimta. E mira në këtë me siguri është vetëm për shkak të asaj se gjatë një pakuptimshmërie të tillë, gjithnjë e më shumë njerëz, hulumtojnë dhe mendojnë për gjërat e përgjithshme dhe jashtëkohore. Për shembull, për kuptimin e përgjithshëm të jetës. Vetëm me këtë sqarohet fakti se, si asnjëherë më parë deri më tani, në Maqedoni, ja tani, zhvillohen debate për moralin, religjionin, jetën dhe identitetin!

Gjëja dhe shpresa tjetër, e mirë, e cila jep stimul që të  durohet e pakuptimshmja, është edhe fakti historik se disa nga veprat më të mira letrare janë shkruar pikërisht në, për shoqëritë e atëhershme, kohëra të tilla të pakuptimta. Kafka, Prousti dhe shumë shkrimtarë tjerë janë argumenti më i mirë për këtë. Ashtu edhe ne, me siguri shumë shpejtë, do të kemi rastin që të lexojmë diçka të mirë nga këtu, që është shkruar pikërisht në këtë kohë!

Komento

loading
loading
loading