Qëndrime - Kolumna

Një lutje për non-shalancën

Këto ditë, përfundon vendosja e një grupi statujash në një nga parqet e Shkupit. Një nga figurat është edhe një i ri lakuriq duke mbajtur një pishtar në dorë

J. Zh.     ( lexuar 576 herë )       13:42 29.05.2012
Harald Schenker

Harald Schenker

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Këto ditë, përfundon vendosja e një grupi statujash në një nga parqet e Shkupit. Një nga figurat është edhe një i ri lakuriq duke mbajtur një pishtar në dorë. Është Prometeu titan i cili, sipas interpretimit të lirë të mitologjisë antike nga ana e autorit të skulpturës Tome Axhievski, është “perëndia që krijoi njerëzit”.

Problemin të cilin disa “organizata të grave” e kishin me gjithë këtë, nuk është mungesa e njohurive bazë për këtë personazh nga ana e autorit, por fakti që Prometeu është lakuriq, duke ua bërë të pamundur atyre që të ulen në park, ku është vendosur statuja. Autoritetet lokale nuk harxhuan aspak kohë dhe menjëherë i porositën një palë të brendshme disa numra më të mëdha, për Prometeun, të cilat varen lirshëm në trupin e tij. 

Kjo nuk është një përrallë e shpikur, por pjesë e përditshmërisë të një vendimi populist. Është një parabolë për atë se si sjellën vendimet në emër “të popullit” nga ana e një elite të vetë-quajtur me vetëm një gjë të qartë në agjendën e tyre-fitim, qoftë ai politik ose edhe më mirë, fitim parash. Në fund të fundit, u paguan para për të brendshmet e Prometeut, kështu që ka nga diçka për secilin. Politikanët duken bukur dhe qytetarët nuk kanë nevojë të ballafaqohen me pjesën intime të titanëve. Rikthehet paqja sociale.

Rritja e populizmit i ka vënë lojtarët e shoqërisë së Ballkanit në një cep. Si duket personat ose grupet që përpiqen për gjërat e rëndësishme e kanë të vështirë të reagojnë ndaj një lëvizjeje që është e përcaktuar nga një histeri revolucionare dhe nga nevoja gati se patologjike për të treguar se është e drejtë. Nga një arrogancë ekskluziviste, një lëvizje e tillë lufton t’i vë ata që nuk janë pjesë e saj, në shënjestër. Qëllimi është një shoqëri e mbyllur, e kontrolluar dhe e udhëhequr, në të cilën “vullneti i popullit” definohet nga ana e atyre që tërheqin penjtë. 
Në logjikën e aksionit dhe reaksionit, përgjigjja ndaj histerisë është buja. Artikulimi i kësaj buje është pjesë e problemit. Në sferën e ish-Jugosllavisë, kjo artikulohet brenda një sistemi të thjeshtë logjik: në qoftë se diskursi populist është nacional(ist)-fetar, atëherë kundër-diskursi është i së majtës post-komuniste, duke u ushqyer me fjalorin, simbolikat, dhe më e rëndësishmja, me gjestet e Jugosllavisë së zhdukur. Prandaj, sistemi mbetet hermetikisht i mbyllur, duke u avulluar në salcën e njëjtë të vjetër, duke recikluar pjesë të diskursit dhe të konfliktit dhe duke mos krijuar asgjë të re. Çfarë ndodh në një situatë të tillë të mbyllur hermetikisht është dekadencë, shkatërrim, humbje të koordinatave, si dhe humbje të sistemit referues – me fjalë të tjera: tranzicion i përjetshëm, prolongim i agonisë së viteve të 90-ta dhe 2000-ta ad infinitum.

Maqedonia, duke qenë një shtet i vonshëm, në shumë aspekte të ndërtimit të shoqërisë asnjëherë deri më tani nuk ka pasur një skenë të pavarur e të organizuar kulturore. Në një tentim për t’u vënë re nga ana e të tjerëve, një numër i madh i organizatave kohëve të fundit formuan një platformë bashkëpunimi. Deri më tani po shkon mirë. Por, kur dëgjon fjalimet dhe lexon manifestin, nuk munda ta ndaloj këtë ndjenjën e përjetimit të një deja-vu. Gjuha e njëjtë e thatë e cila ka mbijetuar që në kohën e filmave të partizanëve dhe e cila dëgjohet nëpër tërë Ballkanin nga ana e të vetë-quajturve përparimtarë. Asgjë veçse një agoni verbale.

Arsyeja se pse kjo platformë dhe platforma të tjera si ajo duhet të kenë sukses nuk është se ata kanë të drejtë të vërehen nga ata në pushtet. Ata do të mundohen sa më shumë që t’i injorojnë ata. Nevoja për të pasur sukses vjen nga fakti që këto organizata ekzistojnë, nga fakti që këto organizata punojnë. Çdo gjë tjetër është lojë në sistemin e mbyllur.

Aksioni në kontekst të shoqërisë së mbyllur duhet të krijojë një diskurs të ri, një debat të hapur për këtë shoqëri. Si mund të arrihet kjo? Kryesisht me përmbysje të krijuesve hedonist. Dhe me këtë nuk mendoj në përmbysjet e mërzitshme dhe jo inspiruese politike të post- Gramscianismit, më shumë po mendoj në vargjet e Vaclav Havel. Veprime të cilat kanë për qëllim krijimin jashtë parametrave të diktuara nga ana e dualizmit të “ne kundër atyre”, veprime që injorojnë atë diskurs dhe e trajtojnë atë me një indiferencë, do të ketë sukses, pasi që ata nuk u ofrojnë strukturave të themeluara në fuqi të dyfishtë një platformë për të vepruar. 
Plani i mbivlerësuar në mënyrë qesharake për renovimin e urës në Shkup nxiti disa protesta kohëve të fundit. Ajo që vijoi ishte ngjitja e bankënotave të rrejshme nga 100 euro në urë.

Të kishte qenë vetëm aq, mirë do të ishte. Por jo, aktivistët duhej të dilnin para kamerave dhe të shpjegojnë, të incizohen gjatë tërë aksionit. Pse ishte kjo gjë e gabueshme do të pyeteni? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: ajo e bëri të duket si një aksion i një grupe të vogël; përçoi argumentet për t’u shtyrë në një kënd politik. Çka nëse kalimtarët e rastit e shikojnë urën e stërmbushur me banknota 100 euroshe kishte qenë intriguese, hedoniste dhe kreative. Ishte vetëm një ngjarje mediatike. Efekti? I diskutueshëm. Është vetë akti dhe debatet që vijuan ata që shkaktuan ndryshim, jo paraqitja e autorëve para mediave. Sidomos jo në kontekstin në të cilin mediat janë pjesë e sistemit “ne, kundër atyre” dhe do të bënin gjithçka për të shfrytëzuar çdo ngjarje për qëllimet e tyre.

Ajo për çka unë po lus këtu është vetëm një sasi e mirë e mospërfilljes. Një shoqëri nuk është e dyfishtë, por një organizëm kompleks, i cili ushqehet nga kënde të ndryshme. Sa më shumë, aq më mirë. Duke injektuar sasi të liberalizmit, libertarianizmit, individualizmit dhe hedonizmit në makinerinë e qarkut të mbyllur do ta bëjë të belbëzojë në fillim dhe më pas të adaptohet. Por, kjo qasje mundëson që në afat të gjatë të krijohet një vizion i vetëdijes individuale, të cilët janë të aftë t’i ndërpresin lidhjet grupore të cilat i mbajnë shoqëritë e Ballkanit peng të patronazhit dhe klientelizmit. 

Nevojiten njerëz me pikëpamje relaksuese, me një qetësi të atyre që e dinë se rivaliteti i përjetshëm ndërmjet dy oponentëve politik në krye të Qeverisë apo të shtetit, është jo relevante, që nuk është me rëndësi se cili medium apo cili gazetar ka vendosur ta hedh dinjitetin, që identiteti është diçka personale e cila nuk mund të definohet apo të mohohet nga askush tjetër përveçse nga vetë bartësi i tij, që fitorja në Eurovizion është një gjë komerciale, e jo detyrë kombëtare.

Nevojiten mendje kreative, qoftë artistike e edhe intelektuale të cilat veprojnë për hir të vetvetes, të cilat kërkojnë legjitimitet për synimet dhe idetë e tyre, për hir të synimeve të tyre, pa marrë parasysh faktorët relevantë të organizimit të pushtetit.

Gjithashtu, nevojitet kurajo. Kurajo për të rimarrë hapësirën shoqërore nga masa e njerëzve me pikëpamje të ngushta, e cila po fundos shoqëritë e Ballkanit për një kohë të gjatë tani.
Por ndryshimet pa mospërfillje janë të mërzitshme. Kreativiteti vjen nga aftësia për të shkuar hap prapa, të dyshosh në çdokënd dhe në gjithçka, duke përfshirë edhe veten? Janë të mërzitshëm ata që kanë përgjigje të gatshme, për ata e ardhmja nuk ekziston. Kjo është mantra ime e Yodës. Shkurt: jam i mahnitur nga Pussy Riot, derisa Che Guevara më vë në gjumë. Një shtet i mërzitshëm dhe pa ëndrra.

Po, derisa po flasim për modele, miq të dashur, sidomos në Maqedoni: ju lutem hiqni dorë nga refleksi i periferisë. Jugosllavia ka vdekur. Beogradi nuk është qendra e universit më, por një qytet i zakonshëm me dilemat e veta kulturore dhe problemeve ekonomike, me elitat e veta me reflekse totalitare dhe me mafinë e vet, me shoqërinë civile duke kërkuar përgjigjet e veta dhe një peisazh mediatik që është shumë pak optimist. Është koha për të krijuar diskurset e juaja. Strukturat e pushtetit me të drejtë kanë deklaruar fundin e tranzicionit me vënien e shenjës së tyre të pagabueshme në hartën e Shkupit. Ka ardhur koha që ai peisazh të pasurohet.

Marrë nga: Balkan Insight 

Komento

loading
loading
loading