Qëndrime - Kolumna

Shqiptarët nuk janë vrasës dhe fundamentalistë islam!

Shqiptarët si një nga populli më i vjetër i këtij nënqielli, kanë një gjë e cila nuk mund të ndërrojë asnjëherë, e kjo është nderi i nënave, motrave, gjysheve tona

N. V.     ( lexuar 1620 herë )     Shkup 10:37 04.05.2012
Dr. Vlera Ejupi

Dr. Vlera Ejupi

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Bisedat tona janë çdo here të bollshme, me plot seriozitet dhe kokëftohtësi, por veprimet e inicuara nga mënyra në të cilën thuhen këto fjalë janë shumë gjaknxehta me pasoja të dëmeve shkatërruese të cilat na flakin në këndin më të errët dhe më të ndotur të rrugës. Prandaj mu kjo errësirë dhe ndotësi na kanë mjegulluar të pamurit dhe të nuhaturit duke qenë të transformuar të gjithë ne në dimensionet e ofshamave, rrënkimeve.

Edhe ata marrin të drejtë të përzihen edhe në ofshamat tona duke u munduar të shndërrojnë dimensionet natyrale të tyre në realizim të tyre, duke e bërë këtë sa here që  duan. Ndoshta para një dekade kemi menduar dhe kemi qenë të sigurt se këto janë gjëra që nuk ekzistojnë. Por atëherë, dorën në zemër jemi gjendur në anën tjetër të rrugës, dhe fatkeqësisht tani jemi aq neveritshëm të zënë nga rrjeta e marimangës, me pamundësi apsolute për të lëvizur e ku më të nxjerrish ndonjë klithje, qoftë edhe nga ato më më të dhimbshmet, se kjo është atmosfera e rrjetit reth e përqark nesh.

Është interesante se një pjesë e vogël e luan rolin e marimangës, kurse pjesë shumë e madhe mundohet të dalë nga ajo. Kurse këta të pozicionuarit si marimanga kanë veshur përparëset duke gatuar specialitetin e tyre të quajtur-heshtni, se për ndryshe edhe heshtja do të ju shndërrohet në desert.

Këta përparësembajtësit mendojnë se e kanë po të njejtën të drejtë të thurrjes së rrjetës së marimangës, po aq sa e kemi ne të drejtën për ta shkatërruar atë. Ne më nuk po qëndrojmë në anë kundërmuese të rrugës, se ajo anë është shndërruar në varrezë kolektive, pra nuk e duam kundërmimin e skajit të majtë të rrugës, e as atë të mesmin, jemi pozicionuar fuqishëm në anën e djathtë se nuk duam për së dyti të nuhasim kundërmimin që vie nga ana e majtë, ajo e skajshmja-krejt varre trupi dhe mendjeje. 

Fjalët varr, rrjeta marimangash, përparësembajtës, për ne janë të lashta, shumë të lashta. Ditët tona janë të mëdha dhe të gjëra, por të boshatisura dhe plot terr dhe heshtje. Rrallë dëgjohet klithje e largët e cila do të duhej të na  bënte të kërcejmë nga gëzimi, se kinse ngërgjegja paska lëvizur milimetrikisht. Po janë të rralla këto lëvizje, gati se mitike. Lëvizjet e tyre janë të shpeshta, për të mbuluar qelbësirat e lëvizjes paraprake, por natyrisht edhe duke mbajtur viktimën afër vetes, se është e thjeshtë-viktima është shoqëruesi dhe miku i vetëm i juaji. Po, po më vjen keq, as të tillë më nuk keni.

Ja tani kemi do akrobacione qe na shoqërojnë, por janë të çuditshme. Të bëjnë të harrosh të kaluarën krenare, të bëjnë të ndjesh ndjenjën e keqardhjes ndaj historianëve modest, si dhe pendës së tyre të palodhshme.

Dhe kështu, populli shqiptar u pozicionua si shumë inferior, duke iu faleminderuar një grupi tipash duke filluar nga integristja sipas së cilës ka popull shqiptar të Kosovës, pastaj të Shqipërisë, pastaj të FYROM-it e gjetiu. E jo, shqiptarët çdo kund janë pjesë e një trungu, atij të kombit shqiptar. Për ndryshe kjo lejdi, tani më  udhëheqëse e shuttle-diplomacisë, e cila ndihet superiore për kosmopolitizmin integrist-ndjenjë kjo shumë e natyrshme për një primitive mentale e parealizuar provincialiste, së cilës nuk i mjafton provinca e përheshme momentale, ose provinca pak më e madhe nga ajo e para ku provincializmi mental sikur i është shfrenuar pak, do të shpërthejë në katedrat universitare të njerëzve të mëdhej ku modestia është forca lëvizëse kryesore mentale, pra jetësore, duke anashkaluar kështu paraqitjen para katedrave shqipe, për të cilat natyrisht merr rrogë.

Prandaj  hyp në një autobus nga Kina, me të cilën me mburrje nënshkrove marrëveshje, mu aty ku e ka vendin konstelacioni i yt fizik dhe sidomos në mënyrë të përkryer ai mental.

Shqiptarët si një nga populli më i vjetër i këtij nënqielli, kanë një gjë e cila nuk mund të ndërrojë asnjëherë, e kjo është nderi i nënave, motrave, gjysheve tona. Ku vallë ishin të strukura “fitueset e legjitmitetit të votave shqiptare të FYROM-it,” kur para qeverisë së FYROM-it u skanduan deri më tani fjalët më ofenduese për gjithë gjininë femërore shqiptare në të gjitha trevat ku ato jetojnë, me rastin e vrasjeve të pesë të pafajshmëve në liqenin e Smilkovcit. Shenjat plot revoltë dhe plot shqetësimë të ish-luftarëve si dhe shumë idealistëve të ndërtuar kombëtarisht dhe idealisht të cilët i sollën pozicionet joshëse jo vetëm lejdit por dhe deputeteve të padukshme të BDI-së, lëngimet e panumërta të pjesëmarrësve të vërtetë të luftës së 2001, të cilët e kanë fjalën- servilitet-krejtësisht të panjohur, nuk mjaftuan për ngritjen e zërit nga ana e lejdit dhe të kaltërtave të tjera, të cilave nuk iu kemi parë kurrë surratat, ngelën gojëmbyllur ndaj këtyre skandimeve të drejtuara kundër gjinisë femërore shqiptare në tërë globin. 

E kjo e fundit nuk ju falet më-i bëtë shqiptarët vrasës edhe i bëtë shqiptarët fundamentalistë islamë. Si do të shpërlaheni nga ky idiotizëm (kërkoj ndjesë nga lexuesi që përdora këtë fjalë, por e kam nga mllefi). Jo edhe jo, shqiptarët nuk janë vrasës, as që kanë qenë ndonjëherë të tillë, shqiptarët çdo herë vetëm kanë mbrojtur atë që iu takon, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë islamistë fundamentalistë.  

Shqiptarët të kishin qenë të atillë siç arritët ti bëni edhe të lejoni ti shpallin si të atillë, nuk do të kishin qenë në këtë deregje, të sulmuar dhe të nënshtruar nga të gjitha anët. 
Luftës së juaj “të lavdishme” iu kënduan këngë të tëra, krijuat epope për ushtarë të vdekur, a jeni interesuar ndonjëherë për të gjitha familjet e të vrarëve ose të lënduarve? Kinse e bëtë luftën  për mirëqenien e shqiptarëve, dhe prandaj superioriteti i juaj artificial ju goditi për toke. Por çfarë faji kanë shqiptarët të cilëve iu ka ardhë varfëria, robëria por edhe durimi në majë të hundës.

BDI e fuksionarët e tij po bëjnë atë që po duan të bëjnë me popullin e vet, më falni me shqiptarët, gjë kjo e palejueshme. E shkaterruat një Universitet të tërë, duke i mësuar shqiptarët, që mbrenda natës të bëhen me diploma, meqë jo të gjithë shqiptarët janë mësuar në këtë vend ti fitojnë me lehtësi gjërat, por njerëzit e radhëve të juaja mbrenda natës kanë diplomë, pasuri, rrinë në shtëpi dhe marrin rrogë, asgjë tek ju nuk fuksionon sipas kapaciteteve intelektuale ose njerëzore, se nuk i keni. E keqja nuk ka fund, por ju edhe këtu e arritët maksimumin-PSE  LEJONI QË SHQIPTARËT  TË  QUHEN VRASËS DHË FUNDAMENTALISTË ISLAM???                                     
Shqiptarët vazhdimisht i patën fëmijët të vrarë nëpër luftra, nëna shqiptare e din dhimjen e fëmiut të vrarë, SHQIPTARI  KURRË  NUK VRET FËMIJË! Shqiptarët i kryejnë ritualet islame në mënyrë më se dinjitoze, SHQIPTARËT  NUK  JANË  FUNDAMENTALISTË ISLAM!

Janë BDI me të ashtuquajturit funksionarë të tyre të cilët e lejuan ministrin E TYRE të mrojtjes të takohet në Beograd me gjeneralin-shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë millosheviqiane i cili vrau e preu në Drenicë edhe Prekaz e ku mbrini. Jeni ju që lejuat falsifikat të historisë tonë në qendrën e Shkupit, i cili gjeografikisht është i rrethuar me vendbanime shiptare të zhytur në kushte shtazarake për jetë, jeni ju që lejuat krijimin e enciklopedisë famëkeqe...

POR  SHQIPTARËT  NUK  JANË  VRASËS  DHE  FUNDAMENTALISTË  ISLAM!

P.S. Kur do të fillojë ndërtimi i objektit të ish ARM-së vrasëse të të gjithë shqiptarëve, në vend të Burmali Xhamisë- aty ku ajo çdo herë e ka pasë vendin? Kur do të fillojë riemërtimi i shkollave në gjuhën shqipe? Kur do të vehen shtatoret e burrave të mëdhej shqiptarë në sheshin e Shkupit-apo e shitët Shkupin për Kërçovën?

Autorja është profesoreshë universitare dhe sekretare për punë të jashtme e PDSH-së

 

Komento

loading
loading
loading