Bota - Bota

Clinton pritet me domate dhe këpucë në Egjipt (VIDEO)

Autokolona e shefes së diplomacisë amerikane Hillary Clinton u qëllua me këpucë dhe domate në qytetin e Aleksandrisë

R. P.     ( lexuar 398 herë )       21:36 16.07.2012
Clinton pritet me domate dhe këpucë në Egjipt (VIDEO)

Clinton pritet me domate dhe këpucë në Egjipt (VIDEO)

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Autokolona e shefes së diplomacisë amerikane Hillary Clinton u qëllua me këpucë dhe domate në qytetin e Aleksandrisë, ndërsa turma bërtiste Monika, Monika duke iu referuar skandalit të Monika Lewinskit, me të cilën bashkëshorti i saj Bill Klinton e pati tradhëtuar kur ishte president i SHBA-ve.

Dhjetra vetë u mblodhën në mbrëmje edhe jashtë hotelit ku qëndronte Klinton duke thirrur sllogane anti-islamike dhe duke akuzuar SHBA-të se po mbështesin Vëllazërinë Myslimane.

Protestuesit pretendojnë se SHBA ndihmuan islamikun Muhamed Mursi për t'u zgjedhur president i Egjiptit.

Klinton u takua me presidentin Mursi dhe kreun e Këshillit Ushtarak gjeneralin Tantawi, për të diskutuar mbi trazirat që kanë përfshirë vendin pasi ushtria po lufton për pushtet me presidentin e ri.

Komento

loading
loading
loading