Bota - Bota

OKB mban takim për krizën e Syrisë

Raportohet se Rusia i ka kundërshtuar planet për largimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad, nga çfarëdo qeverie e unitetit kombëtar, sipas planit të Annanit

E. Z     ( lexuar 155 herë )     Gjenevë 11:22 30.06.2012
Sot në Gjenevë të Zvicrës mbahet takimi i organizuar nga Kombet e Bashkuara, me synimin që të ndalet gjakderdhja 16 muajshe në Siri

Sot në Gjenevë të Zvicrës mbahet takimi i organizuar nga Kombet e Bashkuara, me synimin që të ndalet gjakderdhja 16 muajshe në Siri

Sot në Gjenevë të Zvicrës mbahet takimi i organizuar nga Kombet e Bashkuara, me synimin që të ndalet gjakderdhja 16 muajshe në Siri. 

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Siri, Kofi Annan, pritet ta paraqes planin për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar. Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka parashikuar progres, por jo kthesa të mëdha.

Raportohet se Rusia i ka kundërshtuar planet për largimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad, nga çfarëdo qeverie e unitetit kombëtar, sipas planit të Annanit.

Por Uashingtoni e ka hedhur poshtë këtë qëndrim të Rusisë. Dallimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u diskutuan mbrëmë në takimin ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pas bisedimeve, një zyrtar i lartë amerikan, që udhëtoi me zonjën Klinton, tha se hapësirat e “dallimeve dhe vështirësive” mbesin, dhe ka shprehur dyshim se tubimi në Gjenevë mund të prodhoj ndonjë marrëveshje.

Në takimin e sotëm në Gjenevë, pos sekretares Clinton dhe ministrit Lavrov, marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Kinës. 

Komento

loading
loading
loading