Bota - Bota

Ja kush masakron në Siri (VIDEO)

Në mesin e atyre që e mbrojnë regjimin sirian të Bashar al Assadit, janë vrasësit "fantazma"

N. A.     ( lexuar 774 herë )       08:47 13.06.2012
Në mesin e atyre që e mbrojnë regjimin sirian të Bashar al Assadit, janë vrasësit "fantazma"

Në mesin e atyre që e mbrojnë regjimin sirian të Bashar al Assadit, janë vrasësit "fantazma"

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Në mesin e atyre që e mbrojnë regjimin sirian të Bashar al Assadit, janë vrasësit "fantazma".
“Daily Mail” shkruan se këta luftëtarë janë të mbuluar me tatuazhe me figurat e udhëheqësve.

Shumë sirianë i akuzojnë ata për masakrimin e grave dhe fëmijëve, duke ua prerë fytin apo duke i ekzekutuar nga afërsia. Të armatosur me kallashnikovë dhe hanxharë, vlerësohet se ata kryejnë punët më të pista për regjimin, në mënyrë që zyrtarët të mund të thonë se sulmet mbi civilët nuk janë të "sponsorizuara" nga shteti.

Grupi është i njohur si "Shabiha" apo "Fantazmat". Ata veshin pantallona kamuflazhi dhe fanelle të zeza, ndërsa paga e tyre është afro 160 euro në ditë. Thuhet se hyjnë në qytete pasi përfundon bombardimi ushtarak.

“Misioni i tyre është për të terrorizuar civilët dhe kryerja e spastrimit etnik", ka thënë një burim për “Daily Mail”.

Ata janë fajësuar për vrasjen e 108 civilëve në Houli para dy javëve. Thuhet se kanë vrarë 12 punëtorë në Qusayru dhe 78 banorë në Qubairu në javën e kaluar. Udhëheqësi i Rrjetit sirian për të Drejtat e Njeriut, mjeku Mousab Azzawi, thotë se ka trajtuar disa nga shabihët në Lataki.

"Ata janë përbindësha. Kanë muskuj të mëdhenj, barqe të mëdha dhe mjekra. Ata marrin steroide për të 'të fryrë’ trupat e tyre", tha Azzawi, duke shtuar se me ta është dashur të bisedojë si me fëmijë, meqë nuk kanë nivel të lartë të inteligjencës.

"Çfarë i bën ata aq të tmerrshëm janë kombinimi i fuqisë dhe respekti i verbër ndaj regjimit", shton Azzawi./portalb/

Komento

loading
loading
loading