Bota - Bota

Fushata e Mladiçit për “Serbinë e Madhe”

Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Mladic, të mërkurën është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish Jugosllavinë në Hagë

B. A.     ( lexuar 231 herë )       14:31 16.05.2012
Ratko Mladiç në Hagë

Ratko Mladiç në Hagë

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Mladic, të mërkurën është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish Jugosllavinë në Hagë, i akuzuar për gjenocid dhe për udhëheqje në vrasjen e afro 8 mijë djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë, më 1995, që është cilësuar si masakra më mizore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Prokurorët e Tribunalit të Hagës thonë se provat në rastin e Ratko Mladicit tregojnë se ky i fundit “ka bërë fushatë për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë”, transmeton Evropa e Lirë.
Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse ai mohon çdo keqbërje.

Prokurori Dermot Grum tha se Mladic ka udhëhequr fushatën për krijimin e “Serbisë së Madhe”.
“Katër ditë më parë janë bërë dy dekada që kur Ratko Mladic është bërë komandant i shtabit kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe. Në atë ditë, Mladic ka nisur pjesëmarrjen e tij të plotë në një orvatje kriminale, që tashmë ishte në progres. Në atë ditë, ai ka nisur realizimin, përmes fuqisë ushtarake, të qëllimeve kriminale për pastrim etnik të Bosnjës”, ka thënë Grum.

Mladiç, po ashtu akuzohet për orkestrimin e rrethimit 44-mujor të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës, i cili shpërtheu në luftë.

Lufta vlerësohet të ketë lënë rreth 100,000 të vrarë dhe mbi 2.2 milionë të pastrehë.
Mladic, është pothuajse protagonisti i fundit më i rëndësishëm i luftërave ballkanike të viteve të 90-ta, që del para kësaj gjykate.

Lista e akuzave kundër tij, derisa ishte komandant ushtarak i serbëve në luftën në Bosnjë në vitet 1992-1995, fillon me gjenocid e me vrasje, e vazhdon me aktet e terrorit dhe krime të tjera kundër njerëzimit.

Por, Mladic, që është arrestuar në maj të vitit të kaluar, pasi 16 vjet ishte fshehur, i ka hedhur poshtë akuzat si “monstruoze” dhe thotë se është shumë i sëmurë për të qëndruar në gjykatë. /Telegrafi/

Komento

loading
loading
loading