Bota - Bota

Avioni i Hollande goditet nga rrufeja

Si rrjedhojë e këtij incidenti, Hollande u detyrua të shtynte takimin zyrtar, duke u kthyer në një aeroport në Paris për arsye sigurie

E. Z     ( lexuar 360 herë )     Francë 18:54 15.05.2012
Presidenti Hollande dhe anëtarët e ekuipazhit nuk pësuan asnjë lëndim nga goditja e papritur

Presidenti Hollande dhe anëtarët e ekuipazhit nuk pësuan asnjë lëndim nga goditja e papritur

Avioni që transportonte presidentin e sapoemëruar francez, Francois Hollande, u godit nga një rrufe rrugës për në takimin e Berlinit me Kancelaren Angela Merkel, raporton Le Parisien.

Si rrjedhojë e këtij incidenti, Hollande u detyrua të shtynte takimin zyrtar, duke u kthyer në një aeroport në Paris për arsye sigurie.

Presidenti Hollande dhe anëtarët e ekuipazhit nuk pësuan asnjë lëndim nga goditja e papritur. Ai u rinis për në Berlin pak minuta më pas me një avion të dytë.

Parisi dhe Berlini zyrtar kanë udhëhequr deri më sot bllokun e BE-së në përballimin e krizës, por vizioni i ndryshëm i Hollande nga Sarkozy ka vendosur në pikëpyetje këtë bashkëpunim në të ardhmen.

Për këtë arsye, vizita e parë zyrtare e Hollande si president është vendosur për t’u realizuar në Gjermani. /Leparisien

Komento

loading
loading
loading