Maqedoni - Kronika e zezë

Gostivar,të maskuar vjedhin shtëpinë,familjarët shikojnë TV

Pasi që të dëmtuarit kanë filluar të bërtasin, njëri nga vjedhësit e ka goditur XH.N në fytyrë dhe në atë moment ia ka marrë stolitë e arit që ajo ka mbajtur në vete si dhe paratë

E. Z     ( lexuar 888 herë )     Gostivar 15:55 16.06.2012
Policia ka kryer ekspertizën dhe po marrin masa për të gjetur vjedhësit

Policia ka kryer ekspertizën dhe po marrin masa për të gjetur vjedhësit

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur në shtëpinë e pronarit Q.N. (72) në fshatin Toplice të Gostivarit. Sipas informatave të policisë, përderisa në shtëpi ka qenë XH.N. (68) bashkëshortja e Q.N dhe mbesa e tij A.A (26) duke shikuar televizion, vjedhësit kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë stoli ari, telefon celular Samsung, lap-top dhe rreth 30 euro.

Pasi që të dëmtuarit kanë filluar të bërtasin, njëri nga vjedhësit e ka goditur XH.N në fytyrë dhe në atë moment ia ka marrë stolitë e arit që ajo ka mbajtur në vete si dhe paratë. 

Më pas, sipas policisë, dy nga vjedhësit e tjerë janë ngjitur  në katin e dytë për të vjedhur dhe më vonë janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer ekspertizën dhe po merr masa për të gjetur vjedhësit./portalb

Komento

loading
loading
loading