Maqedoni - Kronika e zezë

U gjet pjesëmarrësi i panjohur i aksidentit

23- vjeçari nga Kumanova është pjesëmarrësi i panjohur i aksidentit në rrugën Kumanovë-fsh.Likovë në të cilën humbi jetën 37-vjeçari Orhan Sh. nga Mateçja, informojnë nga MPB-ja

R. P.     ( lexuar 812 herë )       13:11 02.04.2012
Golf

Golf

23- vjeçari nga Kumanova është pjesëmarrësi i panjohur i aksidentit në rrugën Kumanovë-fsh.Likovë në të cilën humbi jetën 37-vjeçari Orhan Sh. nga Mateçja, informojnë nga MPB-ja.

Kumanovari është gjetur dhe arrestuar nga ana e policisë. Është konstatuar se aksidenti ka ndodhur gjatë ndeshjes së makinës “golf” në të cilin ka qenë tanimë i ndjeri dhe automjeti ngarkues, të cilin e ka vozitur kumanovari. Ai kishte ikur nga ngjarja. Automjeti është gjetur në fshatin Strima.

Kumanovari do të përgjigjet për kryerjen e dy veprave penale – “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe “mosndihma ndaj personit të lënduar në aksident”./portalb/

Komento

loading
loading
loading