Kërcënime për jetën dhe sigurinë e familjes ka marrë mbrëmë në orët e vona një aktivist i shoqatës civile “AMAN”, informojnë nga kjo shoqatë.
Dy persona të panjohur, mbrëmë vonë, në qendër të Shkupit, me dhunë kanë ndalur një aktivist të “AMAN” dhe i kanë treguar disa fotografi të protestave me aktivistë dhe i kanë thënë se, në qoftë se nuk ndalet së protestuari dhe së mbledhuri nënshkrime nga qytetarët, do të kalojë keq ai dhe familja e tij.
Nga shoqata civile “AMAN” thonë se nuk dyshojnë në askënd, por se për këtë rast e kanë njoftuar policinë dhe misionin e OSBE-së në vend. nga institucionet kërkojnë reagim të shpejtë për gjetjen e kërcënuesve dhe dënimin e tyre.
“Po hyjmë në një zonë të rrezikshme të kërcënimeve, vetëm e vetëm që ta ndërpresim iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve dhe ndryshim të Ligjit për energjetikë. Kërkesat tona janë kërkesa civile, e jo politike dhe prandaj do të vazhdojmë me këtë iniciativë deri në momentin kur kërkesat tona do të plotësohen. I ftojmë qytetarët të mos frikësohen dhe të na bashkëngjiten me nënshkrimet e tyre”, tha Vasko Lazarevski nga “AMAN”, në konferencën për shtyp e cila u mbajt sot para ndyrtesës së Qeverisë./Portalb
Komento