Kryeministri Nikolla Gruevski sot do të merr pjesë dhe do të drejtohet në forumin biznesor Polonia – Evropa Qendrore - Kina, që do të mbahet në Varshavë, informojnë nga Qeveritë.
Nikoqir i ngjarjes është kryeministri polak Donald Tusk, ndërsa është paraparë edhe pjesëmarrja e kryeministrit kinez Ven Xhiabao.
Krahas tyre, në forumin biznesor është paralajmëruar pjesëmarrja e disa kryeministrave, si dhe të përfaqësuesve të lartë të Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Lituanisë, Latvisë, Estonisë, Çekisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Në kuadër të forumit është paraparë që Gruevski të ketë takime me Xhiabao dhe Tusk. /portalb/
Komento