Maqedoni - Komuna

Gostivari propozon emra shqip të rrugëve, këshilltarët maqedonas kundër

Në të qëndrojnë emrat e Xhemë Hasës dhe bashkëpunëtorëve të tij, ushtarëve të UÇK-së pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, Nënës Terezë, emri i Lekës së Madh

E. Z     ( lexuar 626 herë )     Gostivar 17:09 20.08.2012
Gostivari propozon emra shqip të rrugëve, këshilltarët maqedonas shprehen kundër

Gostivari propozon emra shqip të rrugëve, këshilltarët maqedonas shprehen kundër

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Propozim-lista për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në territorin e Komunës së Gostivarit është dorëzuar në shqyrtim në Qeveri. 

Në të qëndrojnë emrat e Xhemë Hasës dhe bashkëpunëtorëve të tij, ushtarëve të UÇK-së pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, Nënës Terezë, emri i Lekës së Madh etj.

Edhe përkundër kundërshtimit njëzëri të gjithë këshilltarëve të përkatësisë maqedonase pika kaloi në Këshillin e komunës së Gostivarit. Sipas TV2, grupet e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së por edhe Ivanka Naumçeska e PRSD-së kanë kërkuar që kjo mos të diskutohet në Këshillin komunal për këtë pikë  me arsyetimin se për një gjë të tillë nevojitet konsensus paraprak mes palëve, respektivisht përfaqësuesve të nacionaliteteve të përfaqësuara në këshill dhe se nuk është momenti politik për një vendim të tillë.

Mirëpo nga ana tjetër Fadil Zendeli, kryetar i Këshillit komunal të Gostivarit, e ka thënë të kundërtën se është koha e duhur që procesi i riemërimit të rrugëve të fillojë.

“E dimë që nevojitet konsensus në raste të kësaj natyre, por këtë konsensus kurrsesi ta gjejmë edhe pas tre vitesh .Riemërimi nuk është çështje e re. Pajtohem se është çështje e ndjeshme por ne patjetër duhet të diskutojmë në këtë temë. Me emrat aktual të rrugëve ekziston harmoni negative krahasuar me situatën reale e cila rrjedh nga struktura etnike, prandaj tolerimi nuk mund të lejohet edhe më tej”, ka deklaruar Zendeli.

Këshilltari Vesel Memedi theksoi se çështja kërkon zgjidhje dhe gjithsesi se duhet të kërkohet zgjidhje bazuar në realitetin dhe përqindjen e popullatës në terren.

Këshilltari nga radhët e PDSH-së Zejni Bilalli potencoi ky propozim vjen në kohën kur vendi hyn në fushatë parazgjedhore, për atë, sipas tij, reagimi i këshilltarëve maqedonas ishte i pritur. /portalb

Komento

loading
loading
loading