Maqedoni - Komuna

Lajm: Kim Mehmeti kandidat për kryetar të Shkupit

Sipas kësaj gazete, opozita kërkon kandidat të sigurtë për fitore në kryeqytet ndërsa Kim Mehmeti do të ishte i pranueshëm te dy etnitetet, shqiptar dhe maqedonas

E. Z     ( lexuar 2437 herë )     Shkup 11:03 01.08.2012
Emri i Kim Mehmetit një kohë të gjatë përflitet në rrethet politike

Emri i Kim Mehmetit një kohë të gjatë përflitet në rrethet politike

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Gazeta Lajm në numrin e sotëm shkruan se analisti Kim Mehmeti do të jetë kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar të qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të marsit.

Sipas kësaj gazete, opozita kërkon kandidat të sigurtë për fitore në kryeqytet ndërsa Kim Mehmeti do të ishte i pranueshëm te dy etnitetet, shqiptar dhe maqedonas.

“Kandidimi i tij do të ishte një hap historik për tolerancën ndëretnike” thonë burime opozitare, shkruan Lajm. Për të Mehmeti nuk i ka mohuar e as pranuar këto informata.

 Në qytetin e Shkupit kryetar aktual është Koce Trajanovski ndërsa që nga pavarësimi i Maqedonisë nuk ka pasur kryetar shqiptar. /portalb

Komento

loading
loading
loading