Maqedoni - Komuna

PDSH: Murtezan Idrizi kandidat për kryetar të Likovës

Kandidatura e tij doli mbrëmë gjatë Kuvendit të degës së PDSH-së në Likovë, që u zhvillua në fshatin Vaksinclë

Fatlum Aqifi     ( lexuar 2547 herë )     Kumanovë 13:09 13.07.2012
PDSH:  Murtezan Idrizi kandidat për kryetar të Likovës

PDSH: Murtezan Idrizi kandidat për kryetar të Likovës

PDSH në Kuvendin e mbrëmshëm të degës së Likovës në Vaksincë, nominoi Murtezan Idrizin kandidat për kryetar të Likovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, si dhe listën e kandidatëve të mundshëm për Këshillin komunal të Likovës. 

Me këtë rast të pranishmëve iu drejtua lideri i PDSH Menduh Thaçi, i cili tha se kundërshtarët e tij politik, BDI, kanë humbur kontrollin.

“Ju e shihni se kundërshtarët tanë politik , e sidomos ai kryesori e ka humb komplet kontrollin. Fjalia e tij se mandatin e ardhshëm do ta zgjidh çështjen e gjuhës shpjegon dy gjëra:  e para rrena, gënjeshtra mashtrim. Para katër vitesh tha se e zgjidha problemin e gjuhës, ndërsa e dyta shpjegon se ata nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë për shqiptarët tre vitet e ardhshme.  Nejse gjuha, po flamuri, përfaqësimi i drejt i shqiptarëve ?! Katër ditë përpara në Qendrën mjekësore  të Shkupit u pranuan 16 maqedonas e asnjë shqiptar, nuk flet për këto elemente. Po buxheti i shtetit, që keqpërdoret tej mase, as dy apo tre për qind nuk vjen te shqiptarët”, deklaroi Thaçi.

Ai akuzoi liderin e BDI-së Ahmetin se po punon vetëm në zgjidhjen problemeve të tij personale.
“Ai zgjidh problemin e vet personal, por ku e ka statusin e pjesëmarrësve të konfliktit të vitit 2001. Gjitha këto flasin se duhet të kemi një angazhim maksimal”, tha Thaçi. 

Ai më tej shtoi se partia e tij gjithmonë ka pasur vështirësi me pushtetin dhe se ka pasur tendenca për ta shkatërruar si parti. 

“Thjesht për shkak të asaj prapashtese “shqiptare” që e ka Partia demokratike Shqiptare dhe për shkak të platformës sonë, e shihni se të gjithë këta janë dorëzuar. I shihni edhe sondazhet e fundit pa marrë parasysh se i nxjerr VMRO apo LSDM, tashmë askush nuk ia konteston PDSH –së  se është lider i opozitës shqiptare dhe parti e vërtetë shqiptare. Megjithatë kjo nuk na bënë që ne të ndjehemi të kënaqur dhe të krijojmë vetëkënaqësi, por na obligon për një angazhim shumë më të madh maksimal” deklaroi Thaçi para likovasve. 

Të pranishmëve iu drejtua edhe kandidati për kryetar të Likovës, Murtezan Idrizi, i cili ftoi popullatën e Likovës që të votojnë PDSH-në si forcë e vërtetë politike për realizimin e të drejtave të tyre. /Portalb/

Komento

loading
loading
loading