Maqedoni - Komuna

Shoqata "Dora e Drejtësisë" kërkon përgjegjësi nga drejtori i "Makedonija Pat"

Shoqata ”Dora e Drejtësisë” shpreh shqetësimin e saj rreth vendosjes së tabelave nga ana e ndërmarrjes publike “Makedonija Pat” ku gjuha shqipe mungon

R. P.     ( lexuar 377 herë )       22:09 02.07.2012
Shoqata ”Dora e Drejtësisë” kërkon përgjegjësi nga drejtori i “Makedonija Pat”

Shoqata ”Dora e Drejtësisë” kërkon përgjegjësi nga drejtori i “Makedonija Pat”

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Shoqata ”Dora e Drejtësisë” shpreh shqetësimin e saj rreth vendosjes së tabelave nga ana e ndërmarrjes publike “Makedonija Pat” ku gjuha shqipe mungon, është për tu habitur fakti, se përse në Ohër shenjat me mbishkrime nuk janë gjuhën shqipe, në qytetin i cili mban edhe emrin e Marrëveshjes Kornizë?!

Shoqata Dora e Drejtësisë reagon ashpër dhe kërkon përgjegjësi politike nga drejtori i “Makedonija Pat” për ndarje të tërritorit në baza etnike pasi në Ohër ende ka shqiptarë mirëpo, vlerësimet e VMRO-së janë të sakta përderisa në këtë qytet mbishkrimet nuk janë edhe në gjuhën shqipe!

Pyesim se cilat kundërshtime të VMRO-së, nuk janë përfillur nga drejtori i “Makedonia Pat”?

Është absurde dhe e patolerueshme pasi me këto veprime duket qartë tendenca e vijave ndarëse në atë se ku ka shumicë shqiptarë dhe se aspak nuk punohet në drejtimin e mbrojtjes të atyre qyteteve ku shqiptarët janë pakicë sepse kemi te bëjmë me një fenomen tejet të çuditshëm, ku Struga e cila është vetëm 14 km larg Ohrit kemi përdorimin e mbishkrimeve në gjuhën shqipe kurse në Ohër, jo!

Jetojmë në një shtet ( unitar ), me një Kushtetutë, me një Ligj dhe përsëri kemi “standarte të dyfishta” kur janë në pyetje shqiptarët. /Portalb

Komento

loading
loading
loading