Maqedoni - Komuna

Struga dhuron gjak për të lënduarit në Himarë

Qytetarët e Strugës dhuruan gjak në Spitalin e Pogradecit

B. A.     ( lexuar 513 herë )     Strugë 12:30 22.05.2012
Qytetarët e Strugës që dhuruan gjak Spitalin e Pogradecit

Qytetarët e Strugës që dhuruan gjak Spitalin e Pogradecit

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

"Jemi vëllezër, jemi një komb, jemi një gjak dhe kjo na obligon edhe më shumë në situata dhe raste të këtilla. Shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim sa më të shpejt dhe kthim në gjirin familjar. Në këtë mënyrë, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë në vepër, gjë që kështu kemi vepruar edhe më parë", u shprehën qytetarët e Strugës që dhuruan gjak në Spitalin e Pogradecit, për aksidentin e llahtarshëm që ndodhi në Himarë, raporton INA.. 

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e ditës së djeshme pranë qafës së Vishës, në Himarë, kur në aksident autobusi me studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, për pasojë kanë gjetur vdekjen 13 studente dhe mbi 22 të tjera janë plagosur, nga Kryqi i Kuq Shqiptar është apeluar për dhurim gjaku në bankat e gjakut. 

Këtij apeli pa hezitim iu bashkëngjit edhe Organizata Humanitare “El Hilal” me degët e veta nëpër qytete ku ka shtrirje, për të ndihmuar të aksidentuarit e aksidentit të Himarës. Ashtu aktiviteti në Strugë nën bashkërendimin e kësaj shoqate dhe ambasadorit shqiptar Arben Çejku, u nisën drejt spitalit më të afërt në Pogradec, ku iu nënshtruan dhurimit vullnetar të  gjakut.

Dr. Lida Kosta, në emër të personelit të Spitalit të Pogradecit dhe në emër të Kryqit të Kuq Shqiptar si dhe të gjithë atyre që do të përfitojnë nga ky aksion i dhurimit të gjakut, faleminderoi të gjithë dhuruesit nga Struga, duke treguar gatishmëri për një bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen. Ndihmat kanë vijuar edhe nga Dibra dhe qytetet tjera. /Portalb/

Komento

loading
loading
loading