Maqedoni - Komuna

Pas gjashtë viteve premtime, dislokohet 'Higjiena Komunale'

Me vite të tëra kjo ndërmarrje u ka shkaktuar shumë probleme shëndetësore banorëve të kësaj lagjeje

E. Z     ( lexuar 737 herë )     Shkup 11:54 09.03.2013
Hapsirat e NP Higjiena Komunale

Hapsirat e NP Higjiena Komunale

Në atmosferë të fushatës zgjedhore në prani të ministrit për ekologji, Abdylaqim Ademi, u be dislokimi i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” nga lagja Serava. 

Me vite të tëra kjo ndërmarrje u ka shkaktuar shumë probleme shëndetësore banorëve të kësaj lagjeje. Madje, lokacioni i deritanishëm i kamionëve të bërllokut ishte i papërshtatshëm dhe qëndronte në mesin e lagjes.

Sipas banorëve që folën për Portalb, Mexhiti vite me radhë kishte premtuar se të njëjtën do ta dislokojë. Premtimi i fundit ka qenë në vitin 2010.

Stacioni i ri i kamionëve të NP “Higjiena Komunale” do të jetë në lokacionet e mëparshme të Ndërrmarjes Proleter “Fas 11 tetori”  /Portalb

Komento

loading
loading
loading