Maqedoni - Komuna

Tetovë, provokohet historiani Arben Llalla

Policia ka mbajtur shënime dhe fotografi, por nuk ka marrë shenjat e gishtave të autorëve enigmë

J. Zh.     ( lexuar 1037 herë )       10:48 01.04.2012
Vetura e Arben Llallës

Vetura e Arben Llallës

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Pas incidentit të enjten mbrëma ku është ofenduar dhe është shkruar në maqedonisht “Albaniski Majka” në makinë familjare të Arben Llallës, dje në të njëjtin vend të automjetit është shkruar maqedonisht “Makedonija”. 

Policia ka mbajtur shënime dhe fotografi, por nuk ka marrë shenjat e gishtave të autorëve enigmë. “Herën e parë autori shkrimit është sllavomaqedonasi S.J rreth 20 vjeç, i cili në sy të mi ka shkruar ‘Allbaniski Majka’ ku erdhi deri në fjalosje dhe mbërritjen e rreth 25 policë me uniformë dhe civilë. Policia është treguar e njëanshme sepse për mediat e shtypit, ajo nuk ka deklaruar dy denoncimet e bëra nga ai dhe denoncimin e dëshmitarit shqiptar i ndodhur aty”, theksoi gazetari Arben Llalla. 

Sipas tij,  ekziston mosmarrëveshje midis punonjësve të policisë të etnisë shqiptare dhe sllavomaqedonase. Këtë ai e ka vërejtur dy herë, por edhe nga deklarata e njëanshme e zëdhënësit të policisë së Tetovës.

“Këto gjëra nuk janë të rastësishme sepse midis grupit maqedonas që ka sulmuar me ofendime ka të rinj që prindërit janë punonjës së policisë dhe gjykatës së Tetovës. Siç duket këta kanë edhe miratimin e prindërve që bëjnë të tilla gjëra dhe policia nuk merr asnjë masë deklarojë”, theksoi Arben Llalla

Marrë nga:INA

Komento

loading
loading
loading