Çairi mbulohet nga papastërtia (FOTO)

Koshat e mbeturinave ende nuk janë venduar në rrugën kryesore të Komunës së Çairit, të cilat u hoqën javën e kaluar ku për shkak të protestave që u organizuan kundër vendimit gjyqësor për rastin Monsta.

Bulevardi Krste Petrov Misirkov
Bulevardi Krste Petrov Misirkov pa kontenjer

Qytetarët që frekuentojnë këto rrugë ankohen se nuk kanë ku t’i hedhin mbeturin dhe ashtu detyrohet të fusin në çantë, madje disa të papërgjegjshëm i gjuajnë edhe në mes të rrugës.

Mbeturinat në rrugë
Mbeturinat në rrugë

“Tek stacionet e autobusëve ishin koshat e mbeturinave, kurse tani më u bë një javë nuk janë. Është e tmerrshme një rrugë kaq e frekuentuar të mos ketë asnjë vend ku mund të gjuhen mbeturinat, madje këtu afër është edhe pazari”, tha Murat T., qytetar nga Shkupi.

“Kam pa disa të rinj as nuk lodhen të kërkojnë ndonjë vend për të future mbeturinat dhe të presin sat ë gjejnë kosh, por megjithatë është e domosdoshme që të ketë në rrugë vende për mbeturina, se di edhe sa do të vazhdon kështu”, tha Marjana S., qytetare.

Bulevardi Krste Petrov Misirkov
Bulevardi Krste Petrov Misirkov pa kontenjer

Për këtë ankohen edhe banorët e shtëpive përreth rrugës, të cilët thonë se ato u hoqën për shkak që të ruhen dhe të mos digjen nga protestuesit, gjë që ndodh shpesh herë kur protestohet, por javën e kaluar protestat ishin të qeta dhe duhet të kthehet koshat në vend.

Mbeturinat në rrugë
Mbeturinat në rrugë

“Kemi një javë në një situatë të palakmueshme. S’kemi ku t’i hedhim mbeturinat. E kuptojmë shqetësimin e higjienës komunale, i hoqën shkaku që mos të digjen e të dëmtohen nga protestuesit sepse kjo shpesh ndodh në protesta, por javën e kaluar ato ishin të qeta, madje edhe tani apelohet për protesta të qeta, mirëpo koshat nuk kthehen tani më u bë një javë”, tha Bajram T,qytetar.

Mbeturinat në rrugë
Mbeturinat në rrugë

Ndërkaq redaksia Portalb disa herë tentoi që të kontaktojë me Higjienën Komunale për të pyetur për këtë rast, mirëpo nuk arriti që të merr prononcim për këtë çështje.

Mbeturinat në rrugë
Mbeturinat në rrugë
Mbeturinat në rrugë
Mbeturinat në rrugë

Lajme të ngjashme

Back to top button