Ja kush e sakaton gjuhën shqipe (FOTO)

‘Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, u urojmë ditën e ALABETIT shqip -22 Nëntorin’ kështu zëvendëskryeministri i Maqedonisë nëpërmjet gazetave të shtypit uroi shqiptarët për këtë festë.

Pastaj, nëpër bilborde vazhdon të qëndron mbishkrimi ‘PANIRI i tretë e prodhimeve turke për eksport’.


Fatkeqësisht këta janë vetëm dy fotografi, por shembuj si këta kemi shumë e më shumë.

Doc. dr. Ajten Qamili në Fakultetin e Filologjisë ”Bllazhe Koneski”, katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare – Shkup, për Portalb, thotë se:

‘Së pari duhet të pyesim a është shqipja gjuhë zyrtare dhe nëse po, në çfarë shkalle?  Prandaj po them se, dygjuhësia e cila zbatohet pjesërishëm në administratë, kuvend dhe në disa media në Maqedoni, nuk e ka kujdesin e merituar në pastërtinë e gjuhës shqipe gjatë përkthimeve, sepse po hetohet një ndërndikim i fuqishëm gjuhësor, bile edhe shtrembërim apo sakatim të gjuhës, do të thosha. Po pse vallë ndodh kjo? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, së pari, duhet të gjejmë se kush përkthen sot në Maqedoni, sa janë të kualifikuar përkthyesit apo përdoruesit e këtyre dy gjuhëve. Sot është lehtë të diplomosh e të punësohesh, por se sa është përfituar dije është diçka tjetër’ nënvizon Qamili.

Ajo na dha edhe një numër të madh shembujsh se ku hasen gabime të mëdha gjatë përkthimit në shqip.

Gabimet, si: Maqedonisht Operës dhe Baletit = ?????????? ????? ? ?????, Ndal të pish sot = ???????? ?? ????? ???????; Krejt është kur ka gjithë = ??????? ? ???? ??? ?é; …. është çdoherë mik i juaj = …. ? ??????? ??? ????????;  duke iu faleminderuar atij = ???????????? ?? ?? ????; deri tek drejtori (drejtorit = si adresant nëpër dokumente zyrtare), Gjyshi jonë më i mirë, lëngu jonë më i mirë (gjyshi ynë më i mirë, lëngu ynë më i mirë), soka frute (lëngje frutash),  e shumë e shumë të tjera, nuk i bën një folës i mirëfilltë i shqipes. Këtu, ose bëhet fjalë për një joshqiptar, ose për një shqiptar që mendon se e njeh shqipen, por në fakt është larg asaj. Këto mbishkrime, reklama, dokumente, përmbajtja e artikujve ushqimorë apo ilaçeve, fletpalosje, qarkore etj. të kalkuara nga maqedonishtja apo anglishtja ose të ndikuara nga e folmja dialektore ngjasojnë si ato në google translate. 

Shkelje të normave të shqipes standarde hasen edhe te fjalët e huaja që kanë depërtuar edhe në shqipe edhe në maqedonishte, të cilat duhet të shkruhen sipas parimit historik – tradicional (etimologjik), por në ndikim nga drejtshkrimi i maqedonishtes shkruhen gabimisht, p.sh.: dijagonale (diagonale) ~ ???????????, iracional (irracional) ~ ???????????, materijal (material) ~ ?????????, rezulltat (rezultat) ~ ????????, morfollogji (morfologji) ~ ???????????, llogjik (logjikë) ~ ??????, fakulltet (fakultet) ~ ????????, still (stil) ~ ????, diciplinë / disciplinë (disiplinë) ~ ??????????, zhirafë (gjirafë) ~ ??????, akvarium (akuarium) ~ ????????, funkcion (funksion) ~ ????????, apsolut (absolut) ~ ?????????, egzistim (ekzistim) ~ ????????????, univerzitet (universitet) ~ ??????????? etj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button