Zaev: Nuk më ka kontaktuar askush nga Qeveria

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili gjatë ditës së djeshme publikoi të dhëna për përgjimin e mbi 20.000 qytetarëve të Maqedonisë, në një intervistë për RTS-në, ka thënë se ende askush nga qeveritarët nuk e ka kontaktuar atë dhe askush nga kabineti qeveritarë nuk ka deklaruar diçka lidhur me këtë rast.

“Askush nuk më ka kontaktuar. Kjo është për të habitur, së paku ministri i punëve të brendshme është dashur të prononcohet, por kjo nuk ndodhi. Tani gjithçka është e qartë. Ajo që po flitet në opinion, debate, kush i ka përgjuar qytetarët tanë, më shumë se 20 mijë qytetarë të vendit, tani është e qartë, nga shumë arsye”, ka deklaruar Zaev, transmeton Shenja.

Zaev, mendon se konferenca për shtyp e mbajtur dje e ka hedhë poshtë pohimin se ai dhe disa të tjerë të dyshuar, kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja.

“Mbi 20.000 qytetarë nuk mund të përgjohen nga shërbim i huaj, individë ose kush do qoftë grup, përpos shërbimit shtetëror”, ka thënë Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button