Serial bombash në Tiranë, ja kush ishte në shënjestër

Një stacion autobusi, biznesi privat i babait të ministrit të Brendshëm dhe banesa e një shefi komisariati policie kanë qenë tre objektivat e sulmeve me tritol, që policia mendon se mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimet per akte terroriste. Shperthimi i pare ka qene ne farmacine e të atit te ministrit te Brendshem Saimir Tahiri. Farmacia e Bashkim Tahirit eshte shkaterruar plotesisht. Shperthimi ka qene i fuqishem dhe perveç ketij biznesi jane demtuar edhe disa te tjere rrotull.

Farmacia ndodhet ne afersi te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, ne Tirane. Ngjarja ndodhi rreth ores 3:15 minuta te mengjesit te se martes.

Ndersa policia ishte duke ngritur postblloqe per kete ngjarje te rende dhe ekspertet ishin ne vendin e krimit, nje tjeter shperthim u regjistrua pak me tutje farmacise se Bashkim Tahirit. Kete radhe, nje sasi eksplozivi shpertheu ne shtepine e ish-shefit te komisariatit Tirane, Alfred Numani, i cili eshte transferuar vetem pak kohe me pare ne Drejtorine e Policise se qarkut Korçe, si drejtues i Sektorit te Krimeve te Renda. Shperthimi ne kete banese u regjistrua ne oren 3:40 minuta.

Por, ajo qe mund te shkaktonte nje dem akoma me te madh eshte nje sasi tritoli, e gjetur ne rrugen “Muhamet Gjollesha”, ne afersi te nje stacioni autobusi. Policia u sinjalizua rreth ores 6 te mengjesit se eshte pikasur lenda eksplozive ne toke. Forca te shumta xheniere shkuan ne vendin e ngjarjes dhe bënë një shpërthim të komanduar duke larguar rrezikun.

Policia e Tiranes, e cila eshte pjese e hetimeve ne kete rast, do te deklaroje edhe nje shifer shperblim per te gjithe ata qe do te japin te dhena per autoret e ketij krimi te rende. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button