Reagon BDI ndaj publikimit të ‘bombave’ të Zaev-it

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar në lidhje me zhvillimet e sotme, ku LSDM bëri publike një pjesë të përgjimeve, të cilat pretendohet se janë bërë nga shërbimet e vendit.

Në deklaratën me shkrim, BDI thotë se po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në vend dhe se dënon çdo veprim që bie ndesh me shtetin ligjor dhe me të drejtat themelore të qytetarëve.

“Vlerësojmë se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë transparente dhe në rrugë institucionale. Kërkojmë nga të gjithë faktorët politik të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për situatën edhe ashtu të tensionuar politike në vend”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

LEXO: (AUDIO) Ja çfarë flasin liderët shqiptarë, Gruevski ka përgjuar edhe bisedat private

Lajme të ngjashme

Back to top button