Jehona e “Bombave” të Zaevit nuk arriti në Qeveri dhe MPB

Zyrtarët qeveritarë dhe ata policorë nuk i kanë komentuar përmbajtjen e të dhënave të publikuara sot nga lideri opozitar Zoran Zaev. 

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gorgiev, ka deklaruar për NOVA, se për këtë çështje ndjekin veprimet e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke respektuar edhe fjalimin e mëhershëm të kryeministrit Gruevski.

Në anën tjetër, zyrtarët e MPB-së nuk kanë komentuar rreth konferencën së sotme të liderit të opozitës Zoran Zaev. “Lexova në lajme të një agjencie. Por, nuk pashë dhe nuk dëgjova asgjë, pasi që nuk kam qenë i ftuar në pres konferencë”, theksoi Kotevski për NOVA.

Megjithatë, ai theksoi se kanë dëshmi të fuqishme për gjashtë persona të dyshuar në aksionin “puç” dhe se Zaev është i dyshuari i katërt. “Për gjithë atë që kanë bërë, MPB po kryen një hetim serioz i cili duhet të kryhet deri në fund”, theksoi Kotevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button