Hollande, Merkel e Poroshenko kërkojnë armëpushim të menjëhershëm

Presidenti i Francës Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës.

Kërkesa e liderëve është bërë me dije përmes një deklarate të lëshuar nga presidenca franceze.

Të tre udhëheqsit e kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, një ditë pasi që ka dëshuar mbajtja e një takimi në Minsk në mes të separatistëve, OSBE-së, qeverisë ukrainase dhe asaj ruse.

Teksa kanë biseduar rreth luftimeve vdekjeprurëse dhe numrin në rritje të personave të vdekur, të tre udhëheqësit e kanë shfaqur keqardhjen për dështimin e mbajtjes së takimit të planifikuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button