5 miliardë dollarë para të “zeza” janë transferuar në Maqedoni

Gjatë dhjetë viteve të fundit, nga Maqedonia në vendet e huaja përmes rrugëve ilegale janë transferuar rreth 5 miliardë dollarë, thuhet në raportin e institutit “Integriteti Global Financiar” nga Uashingtoni, shkruan gazeta “Vest”.

Sipas institutit, shuma më e madhe besohet të jetë transferuar në vitin 2011, kur nga Maqedonia jashtë vendit janë transferuar 852 milionë dollarë. Prej vendeve të rajonit, Maqedonia qëndron më keq se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina, kurse më mirë se Bullgaria dhe Serbia.

Deputetja Roza Topuzovska-Karevska e ka pyetur ministrin e financave Zoran Stavrevski se a posedon informata për këtë raport dhe kush janë ata që transferojnë shuma marramendëse nga Maqedonia. Stavrevski u përgjigj se nuk është i njoftuar me raportin e këtij institute amerikan, duke shtuar se bëhet fjalë për informacione jorelevante. Ai megjithatë premtoi përgjigje më të plotë me shkrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button