Greva e mësimdhënësve merr formë të re!

Greva e mësimdhënësve të cilët tani më dy javë janë duke e bojkotuar procesin mësimor pritet që të ndryshojë formën e saj, pasi që në këtë mënyrë ende nuk u arrit që të zhvillohet një takim mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK).

Mësimdhënësit thonë se sot kanë marrë informacion që nga dita e hënë greva do të ndryshojë dhe pritet që të protestohet para MASH dhe Qeverise ose para Komunave përkatëse.

“Kemi biseduar dhe thuhet se të hënën do të ndryshojë mënyra e grevës dhe se do të protestohet para Komunës së atij vendi ku mbahet greva ose do të protestohet para MASH-it dhe Qeverisë, por ende nuk është asgjë e vendosur”, tha Etem Xheladini, mësimdhënës.

Nga SASHK bëjnë me dije se greva do të ndryshohet por se për këtë do të mbahet mbledhje ditën e diel dhe do të dilet me vendim përfundimtarë.

“Greva nuk do të ndalet deri sa të arrijmë marrëveshje për kërkesat tona. Të dielën do të mbahet një mbledhje ku do të vendoset se si do të vijojë më tej greva. Do të protestohet para komunave, para MASH dhe Qeverisë apo do të vazhdohet bojkotimi i procesit mësimor në mënyrën e njëjtë si deri më tani”, thonë nga SASHK-u.

Po ashtu behët e ditur se MASH ka filluar të ndan listat në shkollat që mësimdhënësit në grevë të mos marrin rrogën e plotë, gjë që kohë më parë e deklaroi edhe publikisht ministri i arsimit dhe u kundërshtua ashpër nga SASHK për shkelje të ligjit.

Nga SASHK-u, gjithashtu shprehin keqardhje për deklaratat e ministrit të Arsimit lidhur me komentimin e ligjeve për pagesën e rrogave të arsimtarëve.

MASH nuk u përgjigjet thirrjeve të redaksisë Portalb, lidhur me këtë çështje. Ndërkaq mësimdhënësit të cilët nuk janë anëtarë të SAHK-ut rrezikohen që mos të marrin rrogën e plotë të muajit janar.

“Po kanë ardhur listat në shkollat e Kumanovës lidhur me pagesat e muajit janar, këtë informacion na e dhanë vetë nga drejtoria. Unë nuk jam anëtar i SASHK-ut mirëpo përkrahi grevën dhe jam pro kërkesave të mësimdhënësve edhe pse thuhet se nuk do të marrin rrogën e plotë gjatë muajve që bojkotohet procesi mësimorë,  bile them të shtohen edhe kërkesat për ndryshimin e emrave të shkollave pasi që kështu e ashtu jemi në greva të mundohemi t’i zgjidhim disa çështje që kanë ngelur pezull me vite të tëra”, tha për Portalb, Xheladini.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button