Recension: Eksponentët opozitarë vetë e pranojnë se LSDM-ja ka një sërë mediash dhe gazetarësh partiakë

Kemi të bëjmë me një artikull që është qëllimisht i spinuar për t’i kënaqur epshet e “ulëta politike-mediatike” të dikujt. Shfrytëzohet teksti i publikuar në një portal tjetër (nuk do të futemi në atë se si është ai dhe me çfarë kualiteti), i cili merret si burim kryesor për një farë “mbështetjeje” se “оpozita kontrollon një sërë mediash”. Që pohimi i këtillë të jetë i qëndrueshëm, megjithatë duhet shumë më tepës se sa një kolumnë, autori i së cilë, të jemi të sinqertë, është i njohur për senzacionalizëm dhe jo rrallë e praktikon  gazetarinë “e verdhë”, shkruan se për gjendjen në vend fajtorë janë jo vetëm liderët e opozitës, por edhe “pendat opozitare”.

2Linku deri te artikulli origjinal: Eksponentët opozitarë vetë e pranojnë se LSDM-ja ka një sërë mediash dhe gazetarësh partiakë

Data dhe koha e publikimit: 23.01.2015, 10:44

Data e recensionit: 27.01.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

KOMPONENTË THASHETHEMEJE E JO INFORMATIVE

Do ta përsëris se nuk ka nevojë të bëhet analizë e stazhit dhe bagazhit gazetaresk të autorit, teksti i të cilit merret si kryesor, edhe atë si argument shumë relevant për tezën e ekzistimit të “pendave opozitare“ dhe me këtë të bëhet diskualifikim i tyre i mëtutjeshëm në tekstin konrket që e recensojmë.

Dëshpërimi i një individi nga veprimi opozitar dhe radhitja e gazetarëve nga ana e tij si pjesë e radhëve opozitare, është burim absolutisht jokredibil i informatave për ta vërtetuar tezën kryesore të tekstit të recensuar, sipas të cilit “Eksponentët opozitarë vetë e pranojnë se LSDM-ja ka një sërë mediash dhe gazetarësh partiakë”. Pritni, si mundet një kolumnë, zhanr ku prezantohen mendimet personale, të jetë burimi i vetëm?! Në gazetarinë “normale” kjo nuk do të ishte e mundur. Qëndrimet në këtë kolumnë pastaj janë shfrytëzuar dhe janë shtrembëruar në mënyrë plotësuese që të thuhet se, kini kujdes, opozita ka kontroll mbi shumë portale,e televizione, gazeta. Gjithesi dikush mundet, jam i bindur me qëllim, ta kuptojë se nëse ke mndim ndryshe nga ai i pushtetit, menjëherë je me opozitën. Ky qëndrim është i papranueshëm dhe i pahijshëm, veçanërisht për një tekst që pretendon të jetë artikull gazetaresk. Po, është e vërtetë se një fondacion, të cilin struktura në pushtet aspak nuk e do, përkrah financiarisht disa media – fakt që është publikuar, mirëpo kjo nuk do të thotë sa i posedon ato media, ose, se ashtu siç do njeriu i parë i fondacionit, ashtu do të shkruajnë edhe gazetarët. Së paku për një gjë të tillë nuk ka dëshmi në këtë farë analize. Praktika, “të shkruash ashtu siç do të urdhërojë dikush tjetër”, tregon se kjo ndodh, kushtimisht thënë, në anën tjetër të gardhit mediatik.

 

“MUHABETI I MËHALLËS PARA KOOPERATIVËS”

Pastaj teksti aspak nuk ka ndonjë komponentë informative, por karakterizohet me dimension të thashethemeve të llojit “muhabet mëhalle para kooperativës”. Së paku për mua, nuk është lajm, kur do të publikohet ndonjë tekst kryqëzues i llojit të këtillë dhe në këtë vend, për shkak se kjo tashmë është bërë disa herë, e besoj se do të bëhet edhe në të ardhmen. Ky madje është shembull i qartë se çka mund të dalë nga “zhanri” i këtillë i “gazetarisë kryqëzuese”. Mirëpo, nga ana tjetër, kemi një koment, gjithsesi nxirës:

“Gazetarët opozitarë vetë flasin për vetëveten. Nuk ka dëshmi më të madhe se sa ajo që njëri nga poltronët më të ekspozuar gazetareskë të LSDM-së, vetëm publikisht ta pranojë se opozita ka një sërë mediash dhe gazetarësh partiakë nën kontrollin e saj, duke theksuar se Geroski është ideologu kryesor, ndërsa Millçini financuesi kryesor.”

 

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit – neni i Kodit të gazetarëve.

Çka të shtohet, përveç se të theksohet atë që e potencon Komisioni Evropian në dokumentet e tij për situatën në sferën mediatike:

“Në vitin e kaluar kishte brengosje serioze për politizimin e madh të institucioneve shtetërore dhe KONTROLLIN E QEVERISË mbi mediat, duke e përfshirë edhe atë në kontekst të zgjedhjve, siç konstatoi ОSBE/ОDIHR-i” – Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian për periudhën 2014/2015.

Mendoj se me këtë është thënë gjithçka për atë se kush, çfarë dhe sa media kontrollon.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button