Marsh protestues në Shkup në përkrahje të protestave në Kosovë

Në rrjetin social Facebook është paralajmëruar mbajtja e një marshi solidarizues me protestat në Kosovë. Nga Unioni i Studentëve që bën organizimin e këtij marshi bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, duke bashkangjitur edhe thirrjen për mbarëvajtje të qetë dhe paqësore të marshit. Marshi i së shtunës është paraparë që të fillojë nga hapësira para xhamisë së “Murat Pashës” në çarshinë e Shkupit nga ora 13:00 dhe të përfundojë para ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

SHENJA kontaktoi me Enes Nezirin, anëtarin e Parlamentit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore, i cili është njëri ndër iniciatorët e këtij marshi.

Ai thotë se arsyeja kryesore për mbajtjen e këtij marshi është mbështetja për vëllezërit nga Kosova.

“Ata na kanë mbështetur po me të njëjtin rast, pra me protesta përkrahëse, siç ishin ato ditët e verës së korrikut që protestuam kundër vendimit të gjyqit në rastin “Monstra”, e me çka edhe ata moralisht na kanë mbështetur, ku në çdo qytet të Kosovës kanë marshuar me moton “SHKUPI JEMI ME TY”, deklaron Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button