Vidhen kompjuterët e gazetës Nova Makedonia

Redaksia e gazetës “Nova Makedonija” ka bërë të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë plaçkitur zyrat e saj, duke marrë kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknike. Hajnat kanë thyer grilat e hekurta, si dhe xhamin e dritares, duke marrë nga brenda pajisjet dhe kompjuterët me të gjitha të dhënat.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet, ndërsa vlerësimet e para janë se bëhet fjalë për një dëm prej disa mijëra eurosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button