‘Jugohrom’-i helmon edhe ujin e pijshëm në Shkup!!

Fabrika e Jugohromit në Tetovë helmon ujin e pijshëm në qytetin e Shkupit. Kjo është konstatuar në Raportin e UNEP (Programi për Ambientin në OKB) i botuar në vitin 2009. Në raport thuhet se keqmenaxhimi i pakontrolluar me kriprat vazhdon të helmojë tokën dhe ujërat nëntokësore, duke vënë theksin te burimi i ujit në fshatin Rashçe të Shkupit.

Se tymi dhe pluhuri qё lёshohen nga Jugohromi nuk ndikojnё vetёm nё fushёn e Pollogut tregon edhe njё raport i UNEP (Programi pёr Ambienitn pranё OKB-sё) i botuar nё vitin 2009 me titull “Mining and environment in the Western Balkans” ku mes tjerash pёr Jugohromin, asokohe SILMAK, thuhet se ka menaxhim tё pakontrolluar tё mbeturinave nga fabrika dhe se mbisundon keqmenaxhimi me kriprat e kromit tё cilat vazhdojnё tё helmojnё tokёn dhe ujrat nёntokёsore nё afёrsi tё burimit, kёtu theksin e ka te burimi nё fshatin Rashçe, burim nga i cili furnizohet me ujё pёr pije Shkupin.

Nё raport thuhet se nё vitin 1982 ka fillu monitorimi i tokёs dhe ujrave nёntokёsore, pёr shkak se ka qenё evident kontaminimi me krom i ujit, prezenca e kromit ne ujё ka qenё 5-15mg/l ujё.

Kjo tregon se ngritja e çështjes sё Jugohromit nuk ёshtё risi dhe pёr kёtё shkak askush nuk guxon tentativave dhe ngritjes sё zёrit nga ana e qytetarёve ti jep ngjyrё apo kahje tjetёr, pёrveç se njё hap drejt respektimit tё Kushtetutёs sё Republikёs sё Maqedonisë, sepse me kushtetutё na takon ajri i pastёr dhe se kjo tentativё nuk guxon tё ngelet vetёm “meritё” e banorёve qё jetojnё nё Pollog, vetёm nё Tetovё, kjo patjetёr duhet qё ti tangojё, bile shumё ma tepёr banorёt e Shkupit, duke pasur parasyshё faktin se ujrat nёntokësore qё permenden nё raportin e lartёpёrmendur, janё ‘de facto’ kanalet qё nёpёrmjet fshatit Rashçe e furnizojnё me ujё pёr pije Shkupin. Kjo situatё as sot e kёsaj dite, nuk ka ndryshuar, akoma uji i Shkupit vazhdon tё kalojё nёpёr tё njёjtat kanale nёntokёsore, raporton Almakos.

Ndërkohë, organizata ekologjike ‘Go Green” ka paralajmëruar marshin protestues kundër ndotjes së ajrit në Shkup, që do të mbahet më 1 shkurt (të dielën) nën moton “Kush është fajtor që qyteti ynë është i përhimtë”. Nga ‘Go Green’ u bëjnë thirje të gjithë qytetarëve të cilët do të vijën në marshin protestues të mbajnë veshje me ngjyra të errëta, si dhe maska, me të cilat në mënyrë simbolike do të shprehet revolti nga ndotja e vazhdueshme enorme në kryeqytet. Marshi do të nis nga Parku i gazetarëve tek ndërtesa e mëparshme e “Nova Makedonija”, ndërsa do të përfundojë para Ministrisë së Ambientit jetësor.

Ndotja e ajrit në Maqedoni ka arritur nivele alarmante. Shkupi dhe Tetova llogariten ndër qytetet më të ndotura në vend. Në këto qytete prania grimcave të dëmshme në ajër PM10 vazhdon të jetë mbi 10 herë më e lartë se norma e lejuar. Banorët e Tetovës për situatën e rëndë e fajësojnë ministrin e Ambientit Nurhan Izairi, i cili nuk ka marrë masa për të mbyllur fabrikën e Jugohromit, që njihet si ndotësi më i madh i qytetit. Qytetarët e Tetovës përmes protestave kanë kërkuar disa herë mbylljen e kësaj fabrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button