Ligji për honorarët nuk është i zbatueshëm për momentin!

Ligji për honorarët nuk është i zbatueshëm për momentin, ka deklaruar Dragan Antonovski, nënkryetar i Sindikatës së Gazetarëve, gjatë një konference për gazetarë.

Ai ka thënë se ka shembull konkret për këtë çështje. Sipas Antonovskit, asgjë nuk paguhet në këtë moment.

“Gjithçka është ndalur. Mungojnë rregullore, mungojnë sqarime. E tërë paketa ligjore është e paqartë, pasi që shumë lehtë është të shkruash ligj, por ta implementosh dhe të funksionojë është shumë më e vështirë”.

Antonovski ka deklaruar se është më lehtë të shkruash ligje, por më e vështirë që të vihen plotësisht në zbatim ato.

Që nga fillimi i këtij viti hyjnë në fuqi ligjet sipas të cilave personat që marrin honorarë duhet të paguajnë 35 përqind të shumës së parave që merr.

Lajme të ngjashme

Back to top button