Punë hakerësh: Me një “e-mail” përfituan një milion franga!

Hakerë të panjohur kanë përfituar më shumë se një milion franga nga një kompani në Freiburg, Zvicër. Sipas medieve zvicerane, paratë janë transferuar në Poloni dhe Kinë. Paratë dhe llogaritë janë “zhdukur” dhe kryesit nuk kanë lënë ndonjë gjurmë.

Siç bëjnë të ditur autoritetet zvicerane, hakerët kanë dërguar një email në adresë të kompanisë. Pasi është hapur dokumenti, programi, pa u kuptuar ishte instaluar në kompjuterin e firmës, transmeton Telegrafi.

Kur punonjësit, ditën e nesërme kanë tentuar të regjistrohen në “E-Banking”, kompjuteri i tyre, papritmas ishte bllokuar. Të gjitha përpjekjet për të kthyer atë në punë kishin dështuar.

Mungesa e një shume parash nuk ishte vënë re deri në ditën e nesërme. Hetimet kanë zbuluar se paratë, rreth një milion franga zvicerane, janë transferuar në llogaritë në Kinë dhe Poloni.

Policia Kantonale e Freiburgut ka bërë thirrje për kujdes maksimal, sidomos në hapjen e e-mailave të dyshimtë. Kjo sidomos nëse ata janë të shkruar në gjuhë të tjera, përmbajnë gabime drejtshkrimore dhe nuk vijnë nga partnerë të njohur të biznesit.

Megjithatë, kanë shtuar se nëse ato hapen gabimisht, duhet të njoftohet menjëherë banka përkatëse, në mënyrë që të parandalohet çdo transaksion i mundshëm. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button