Norvegji, rreth 1.5 milionë punëtorë do të hyjnë në grevë

Sindikatat kryesore në vend të cilat përfaqësojnë rreth 1.5 milionë punëtorë në Norvegji do të kundërshtojnë dërgimin e qeverisë në Parlament të ligjit që synon ndryshime në kodin e punës në këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sindikatat më të mëdha në vend si Organizimi Kombëtar (LO), Unlo dhe YS ( Organizimi Profesional) kanë vendosur të shkojnë bashkarisht në grevë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit të sindikatave sot rreth orës 15:00 – 16:00 sipas orës lokale trenat e linjave të rregullta dhe ato të aeroporteve nuk do të funksionojnë. Gjithashtu rreth orës 14:00 – 16:00 në 21 aeroporte nuk do të funksionojnë shërbmet e bagazheve.

Ndërkohë qyteti më i ndikur nga greva do të jetë kryeqyteti i vendit, Oslo në të cilin nuk do të funksionojnë metrotë në oraret e daljes nga puna. Nga ana tjetër edhe në dy qytete të mëdha si Bergen dhe Trondheimda do të ndërpriten linjat e autobusëve.

Nga greva pritet të preken institucionet arsimore, por nuk ka të dhëna të detajuara për përqindjen e përfshirjes së tyre në grevë. Kryetari i Sindikatës më të madhe në vend (LO), Gerd Kristiansen, ka deklaruar se është kundër qeverisë në këtë reformë. Ai ka theksuar se qeveria nëpërmjetë kësaj reforme i hap rrugën punësimit të pjesshëm duke mos menduar për ata që punojnë me orar të plotë. Ai ka theksuar se qeveria ndërkohë që bën një ndryshim të tillë nuk mendon për hapjen e vendeve të reja të punës.

Kristiansen ka thënë gjithashtu se kjo do të çojë në uljen e të ardhurave të punonjësve dhe si rrjedhojë mund të çojë në një krizë sociale duke i detyruar punëtorët të punojnë edhe në fundjavë. Nga ana tjetër ideatori i kësaj reforme, Ministri për Punësim i Norvegjisë ka thënë se me anë të kësaj reforme synojnë të rrisin numërin e të punësuarve. Ai ka mbrojtur faktin se personat të cilët janë pa punë do të kenë mundësinë të fillojnë një punë me kohë të pjesshme dhe si rrejdhojë kjo do të çojë dhe në uljen e kostos së shtetit që ka nga kjo kategori.

Lajme të ngjashme

Back to top button