Një person nga Gostivari me thikë ka sulmuar të dashurën e tij

Policia e Gostivarit ka ngritur padi penale kundër L.B (57) nga fshati Banjicë e Epërme pasi ka sulmuar me thikë të dashurën 44 vjeçare.

Më 16 nëntor vitin e kaluar, 57 vjeçari është munduar me dhunë të futet në banesën e 44 vjeçares, pasi ajo nuk e lejoi, ai nëpërmjet xhamit ka hyrë në banesë dhe fizikisht e ka sulmuar dhe është munduar ta therë më thikë.

Motivi për kryerjen e veprës penale ka qenë pasi gruaja ka bashkëjetuar me sulmuesin dhe ka dashur ta ndërprej lidhjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button