Nikos Kozias është shefi i ri i diplomacisë greke

Profesori Nikos Kozias, deri më tani këshilltarë joformal i Aleksis Cipras për politikë të jashtme, është shefi i ri i diplomacisë greke. Kozias është profesor i teorisë politike për çështje ndërkombëtare dhe evropiane në Universitetin “Pirea”. Rruga e tij politike çdoherë ka qenë nëpër korridoret e të së majtës, ka qenë anëtar i Partisë komuniste ndërsa para pak kohe është përfshirë në SIRIZA.

Kryesisht konsiderohet si kozmopolit dhe person me vizione të hapura, pa kurrfarë tendenca nacionaliste. Ka përvojë shumëvjeçare në politikën e jashtme. Kozias ishte pjesë e Këshillit të parë nacional për politikë të jashtme ndërsa deri vitin 2008 ishte ambasador- këshilltar në Ministrinë e punëve të jashtme, përgjegjës për hulumtim, formim të programeve dhe strategjive. Profesor gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve për bisedime për Marrëveshjen e Amsterdamit, Agjendës 2000 dhe në bisedimet greko- turke. Shefi i ri i diplomacisë greke si ish bashkëpunëtorë i afërt për punë të jashtme i ish kryeministrit Jorgos Papandreut. Kohëve të fundit konsiderohet si këshilltar joformal i Cipras për politikë të jashtme. Kozias shoqëronte Ciprasin në udhëtimin e tij në Moskë, mediumet madje thonë se vet ai ka qenë iniciator dhe propozues i nevojës për këtë takim dhe ka rekomanduar Cipras ta vizitoj Ukrainën në vazhdën e krizës.

Sipas paralajmërimeve, SIRIZA dhe Grekët e pavarur në kohë të duhur do t’i ngrijnë çështjet e politikës së jashtme siç është kontesti me emrin që mos të ketë menjëherë probleme në koalicion për shkak të mospajtimeve. Grekët e pavarur  edhe sot ngelën në qëndrimin se nuk do të heqin dorë nga linjat e tyre të kuqe dhe premtimet parazgjedhore për çështjet nacionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button