Chelsea preku finalen e Capital One Cup (Video)

Chelsea është finalisti i parë i Capital One Cup. Skuadra e Jose Mourinhos, ka arritur të mposht në Stamford Bridge, Liverpoolin, me rezultat 1:0, për t’iu afruar çmimit të parë këtë edicion.

Edhe pse nuk munguan rastet nga të dy skuadrat, koha e rregullt nuk dha asnjë gol, ndërsa goli i vetëm i kësaj ndeshje, erdhi pas fillimit të vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Luhej minuta e 94’, kur mbrojtësi Bratislav Ivanovic, kërceu mbi të gjithë, për të shënuar me kokë, golin që i siguroi finalen skuadrës së tij.
Ndeshja e parë në Anfield Road, pati përfunduar barazim 1:1.

Chelsea në finale, do të pres fituesin e takimit mes Sheffield United dhe Tottenham.

Lajme të ngjashme

Back to top button