Kujdes, ja çfarë mund të paralajmërojë djegia e stomakut

Nëse djegia e stomakut vazhdon për tri jave me radhë, duhet të shqetësoheni sepse kjo është shenjë e një sëmundjeje të keqe. Mësoni me tepër.

Vetëm një në dy persona shkon tek mjeku nëse i djeg stomaku, pa e ditur se nëse kjo djegie vazhdon më shumë se tri javë mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të keqe me emrin kancer.

Një fushate e re e quajtur “Be clear on cancer” ( Të jemi të qartë mbi kancerin), ka dhënë disa informacione ne lidhje me kancerat gastro-ezofagiane. Fushata rastisi të kryhej në të njëjtën periudhe me një sondazh të Ministrisë se Shëndetësisë në Britani, i cili tregoi se vetëm një në dy persona këshillohet me mjekun kur ka djegie stomaku.

Çdo vit nëpër botë diagnostikohen me mijëra raste kanceri në stomaku, duke u renditur kështu ku lloj kanceri si nder 5 kryesoret më të rrezikshmit e më të përhapurit.

Në pjesën më të madhe të rasteve (9 ne 10) bëhet fjalë për një adenocarcinome (tumor malinj) i cili zhvillohet nëpër gjëndrat e mukozës gastrike. Ndonjëherë ky kancer mund të vijë edhe si pasoje e një ulcere të renduar. Duke qenë se shenjat e alarmit nuk janë shumë të dallueshme (të vjella, djegie stomaku…), shpesh kanceri diagnostikohet me vonesë dhe për pasojë arrihet deri në vdekje.

Po cilat janë simptomat kryesore të këtij kanceri në stomak? Me kryesoret janë:

  • djegia e stomakut e të vjella pas 3 javësh vuajtjesh
  • ndjesia sikur ushqimi qëndron në fund te grykës kur e gëlltisim, duket sikur nuk kalon poshtë
  • humbje në peshe pa asnjë lloj arsyeje
  • të mos ndjerit mirë dhe dhimbje në pjesën sipër stomakut
  • rënkime të herëpashershme dhe fryrje barku

Sa me shpejt të flisni me një mjek për problemin që keni aq më shumë mundësi do keni të shëroheni.

Lajme të ngjashme

Back to top button