Haradinaj: Protestat nuk do të ndalen

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se policia nuk mund t’i zhbëjë problemet e akumuluara nga koalicioni qeverisës LDK-PDK, duke potencuar se protestat nuk do të ndalen.

“Sado që Policia e Kosovës e ka për detyrë të vihet në mbrojtje të rendit dhe ligjit, ajo nuk mund t’i zhbëjë problemet e akumuluara të koalicionit qeverisës LDK – PDK. Ato duhet të zgjidhen nga ata që na sollën në këtë gjendje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Populli nuk do të ndalet së protestuari deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të drejta qytetare!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button