I digjet makina Fjolla Morinës (Foto)
Në rrugën “Shaban Polluzha” të Prishtinës, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur një makinë e tipit BMW.
Veç dëmeve materiale, mësohet se nuk ka pasur të lënduar në këtë rast.
Sipas burimeve jozyrtare, merret vesh se makina e djegur është e këngëtares, Fjolla Morina.
Sipas dëshmitarëve, mësohet se Fjolla i ka thënë policisë se “e di kush e ma ka djegur makinën”, pasi sipas saj, ajo është kërcënuar më parë nga një person.
Në vend të ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke mbledhur të dhëna në lidhje me rastin.