Tetova në alarm!

Dua të filloj këtë shkrim me një pyetje të tmerrshme që gati gati më bën të ndjehem keq që po ju a drejtoj, por detyra ime si qytetar kombinuar me profesionin tim si mjek, më vendos në një pozicion që nuk mund të shmangem dot nga një pyetje kaq të rëndë. Ja se cfarë do t’ju pyes: A jeni gati ju të lini, që fëmijët tuaj, grate, burrat dhe pleqtë të sëmuren deri më pasoja fatale për jetën?

Kam përshtypjen që pyetja ime nuk është vetëm retorike, por si e përmenda e tmerrshme.

Jam më se i sigurtë që të gjithë keni thënë JO!

Se kjo është dramatike, katastrofale, se në vitin 2015 kjo pyetje është absurde etj etj…me pak fjalë: TMERR!

Por a e dini ju që ne qytetin e Tetovës, kjo pyetje jo vetëm që gjen vend të bëhet, por edhe ka edhe një përgjigje të frikshme, e cila është thjesht PO!

Ndoshta nga mungesa e informacionit, ndoshta nga një mendjelehtësi e rastit, por une personalisht mendoj nga përfitimet meskine të politikës dhe biznesit të pandershëm, ju po e lini këtë të ndodh.

Do t’ju jap disa statistika të cilat pavarësisht që mund të duken se janë të lodhshme, sinqerisht, as nuk me intereson! Ketu po rrezikohet seriozisht, pa asnje lloj dyshimi, jeta e të gjithëve, e posacerisht të fëmijve,grave dhe pleqve!

Keni dëgjuar ndonjëherë për ndotjen e ajrit? Njihet me termin Air Pollution. Ne Tetovë situata eshte keshtu:

1. Ndotja e ajrit është 200 here më e lartë se norma e lejuar, respektivisht gati se 2000%.

2. Thërrmizat P10 nga 50 mikrogram/m3 në Tetovë janë 700-1000 mikrogram/m3.

3. Tetova e tejkalon normën e lejuar në mbi 300 ditë të vitit, kurse maksimumi vjetor është 35 ditë P10 te jetë mbi 50 mikrogram/m3.

4. Tetova në vitin 2010 kishte vetëm 1319 te sëmurë prej tipeve të ndryshme të kancerit, kurse 2013 kjo shifër ishte gati se e dyfishuar, respektivisht në 2013 ne Tetovë u regjistruan 2375 të sëmurë nga tipe të ndryshme të kancerit.

Domethënë në një gjuhë më të drejtë për drejtë, nëse ju doni të bëni një frymëmarrje normale në Tetovë keni mundësi ta bëni vetëm në 28 ditë të vitit, domethëne duhet të dale dikush, patjetër Profet, dhe t’ju thotë se cilët janë ditët fatlume, ku në vitin 2015, qytetarët e Tetovës, duke marrë frymë nuk rrezikohen nga kanceri dhe vdekja!!!

Dmth në këtë situate, në më shumë se 300 ditë të vitit ne jetojmë në një atmosferë të helmimit masiv.

Në Tetovë kur një nuse mbetet shtatzane nuk je i sigurtë a të gëzohesh apo jo, sepse është pikërisht ky grup njerëzish (grate shtatzane) që rrezikohet më shumë nga ndotja e ajrit. Në Tetovë edhe sikur të mbyllesh në shtëpi, të bllokosh jetën tënde, do të thotë të mos dalësh për punë, për vizitë, për shëtitje me nipin dhe mbesën, të lesh fëmijet pa shkollë, prapë nuk i shpëton dot situatës alarmante që Tetova ka, sepse ajri depërton në dritaret e dyert e brishta të shqiptarëve të mirë te Tetovës.

Në ajër ka gazra helmuese, për të cilët une nuk do bëj shpejgim të detajuar shkencor se c’bëjne, sepse situata është aq alarmante sa nuk ka kohë për tejzgjatje profesionale, thjesht dhe shqip: SJELLIN KANCERE!

Gjeneruesi i mbi 60% të gazrave helmuese, e kemi “dhuratë” nga Jugokromi!

Dmth peshqeshi që tetovarët janë në kërcënim në mbi 300 ditë të vitit dhe kanë vetem 28 ditë kohë të zhvillojnë një jetë normale vjen nga Jugokromi!

A e njeh njeri Jugokromin? Po!

A e dine qeveritarët dëmin që po shkakton? Nuk e di!

A duhet që ta dinë? ABSOLUTISHT PO!

Kriminelët nuk janë vetëm ata që marrin një armë dhe qëllojnë mbi njerëz të pafajshëm, kriminelët më të rrezikshëm janë ata që në emër të biznesit dhe përfitimeve financiare zhdukin në mënyre masive jetë njerëzish, dhe superkriminelët janë ata që heshtin dhe bashkepunojnë në ketë krim që bota perendimore i dënon ashpër!

Mesa konstatoj pa dyshim që të paktën politikanët vendim-marrës nga Tetova nuk dinë gjë, sepse e kam të pamundur të besoj që ata do të pajtoheshin me heshtjen e shefave të tyre, duke rrezikuar jetën e fëmijve të tyre, e baballarëve dhe nënave të tyre, e grave shtatzane të familjve të tyre.

Siguirsht qe jo!

Por zoterinj vendim-marrës kanceri nuk zgjedh, kanceri dhunon njësoj jetën e fëmijes së punëtorit të thjeshtë, ashtu si jetën e djalit tënd Zotëri që mund të jesh në pushtet, mjafton që të jetosh ose punosh në Tetovë dhe kanceri është shumë afër realitetit tuaj.

Unë qe po mundohem të ndez sirenën e alarmit jam Arben Taravari, jetoj në Gostivar dhe Shkup, por në Tetove jetojnë shqiptare si une, tek e fundit jetojne njerëz!

Me përgjegjesinë e mjekut deklaroj se kanceri kërcenon Tetovën dhe nëse nuk bëhet dicka tani, më besoni që fatkeqsisht humbjet do të jenë titanike në njerëz.

Jugokromi është kompania që nuk zbaton asnj kriter për ruajtjen e kushteve minimale të një ajri të denjë per jetesë, dhe e dini pse? Se kjo kushton. Dhe asnjë nga këta bosa të profitit dhe të politikës, nuk ka ndërmend të paguaj për kushte që askush nuk e ka ngritur zërin. Jeta e një djali të Tetovës, e një vajze, e një plaku, e një gruaje, e një foshnje, nuk është në planbiznesin e Jugokromit, por është në planin tim dhe të mijëra burrave dhe grave të Tetovës.

Une do luftoj me cdo mundësi që kam për të sensibilizuar sa mundem opinionin për këtë rrezik, por natyrisht që i vetëm nuk besoj se do të ndaloj numrin e të sëmurëve nga kanceri dhe vdekjeve.

Morali im është buzëqeshja e fëmijës time, ndërgjegja ime ështe buzëqeshja e të gjithë fëmijëve tjerë.

Fatkeqësisht ende nuk është gjetur kurim për sëmundjen e mungesës së moralit dhe ndërgjegjes.

Ndërgjegja dhe morali të nderuar Zonja dhe Zoterinj, duhet të jenë lojtarët e vetëm që duhet të zbresin në fushe, përndryshe koha do të na penalizojë rendë.

Tash nëse keni ndonje fëmije aty afër vetëm shikojeni në sy, dhe do të kuptoni se cfarë duhet të bëni për të, në këtë situatë. Dhe duhet ta beni tani!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Respektet ma te medhaja per ju z.Taravari si person, si mjek dhe si qytetar qe ndajtet kohe per kete shkrim te qelluar, me keqardhje e them se ju deri tash asnji shkrim te ngjashet nuk keni publiku por vijne mbas aktivizimit tuaj ne politike gje qe i shtyn shume respektues tuaj te bien ne nje dileme cka tash. Tung dhe respekt per ju.

  2. Te nderuar….
    Sigurisht qe jemi kunder jugohromit….sigurisht qe duam ajer…
    Por ka edhe nje fenomen I fshehur ajo eshte ndergjegjja qytetare e cila eshte gati zero….
    jugohromi edhe veres punon pse nuk ishin shifrat e ndotjes alarmante si tani?
    qytetaret e Tetoves djegin gjithcka ne koftoret e tyre ….. shishe te plastikes…tetrapak…. qese najlloni….
    Kjo eshte munges e vetedijes qytetare…munges e edukates…. na Jugohrome kemi neper lagje….. Te kerkojsh te te respektojne kur ti askend nuk respekton ky eshte fenomen tek ne…. Qytetar me zero ndergjegjje.

  3. Respect per sinqeritetin tuaj ne ket shkrim. Por besoj Se do ju respektonim me teper sikur ju,koleget tuaj,inelektual dhe profesionist te cdo sfere tjeter te ngritur,arsimuar por te NDERSHEM,sikur qe e njihni pasojen qe shkaktohet nga kjo gjendje ne Tetov, ashtu edhe te jeni iniciator per nderprerjen e cdo pune, shendetsore,institucionale,private etj, ne shenj protrste,per ndrishime ose mbyllje tr ndermarjes!!!! Te jeni tsigurt Se do keni mbeshtetjen e gjith atyre qe kondumojn ket product te demshem te jetes Se tyre!!!

  4. i nderuar shum mir per kete shkrim por vetem dicka tjua permendi se nuk mbrohet populli per deri sa jeni i prerlyer me me politik dhe e shfrytezoni per reitingun tuaj personal ne politik po me mir lereni popullin shqiptar te ngrat ti zgjedh problemet veta

    1. pa mar parasysh percaktimin politik ky sulm i biznismenave te jugokromit ndaj qytetit te tetoves eshte i pa pranushem per banoret e pollogu.
      ky problem i ndotje s nuk i zgjedh partit politike se kujt ddo ti ja ndot ajrin.
      kancerin ne vitet e ardheshme do te troket ne shtepin e secilit prej nesh.
      a do ta parashtroj nje pyetje – A e dini se ndotja e jugokromit fillon prej te fabrike e deri ne fshashatrat malor te gostivari.
      nese nuk keni per gjigje, ehste mir te ndiqni faqen http://www.numbeo.com dhe te krahasoni se sa eshte ndotja ne tetove dhe sa eshte ne gostivar, ku do te shifni se ndryshymi eshte shum i vogel.

  5. Shum nga Komentet i kuptoj por jo te gjitha nese gjith kjo rremuj per ndotjen ajrit behet sa vet qytetaret dhe tjerat instutucione Spitale ndermarje puplike private Kujdesen per ambientin e pastertis un sq e shof vetem ne Fshatin tim ne Nerasht askush nuk kujdeset per pastertin afer dhe rreth Fshatit nje rrugge ndertohet 10 tjera mbyten me mbeturina ndertimore,mos flasim ne Spitalin e Tetoves ku jan te Strehuar pacienta te semur nese shifni ambientin rreth spitalit Lirisht mun te them se i ngjan nje Otpadit keta shikime cdo dit keta mjek i shohen me sy pse nuk i komentuan asnjeher dhe te krijojn Alarme siq i quajn ata tmer,Ne qendren e Tetoves shifen qen Maca Dera Kuaj Mbeturina ne cdo rrugic ata mbeturina athu i sjell dikush nga qielli per cdo dit Qytetaret e Tetoves te Pakten ju bien ne sy Dy her ne dit per ket a nuk ka Alarmim dhe tmer siq po quan dikush.
    let te del nje qytetar me i thjesht dhe te me tregoj se nuk ndodhin gjera te till qe me vite me radh jan te njejtat ti cuaj Gjubre ne secilen rrugic apo Lagje ne Qytete apo Fshate gjith kta jan ne ambiente te Hapura dhe cdo femij mer er nga kta mbeturina ku ka kafsh te ngordhura Qen me smundje jetojn ne mesin ton kur Qytetaret kan mar nje iniciativ te kujdesen per kta mbeturina si vetiniciativ qe ti tregojm tjereve se nuk duhet ndotur ambientet shoqerore .pastaj te dalim dhe te kritikojm instutucionet dhe shtetin saq e di un nje jemi nje pjes e ketij shteti .te fillojm nga vetvetja nga obori nga lagja te dalim ne hapsira publike ska forc qe dot na ndale per me pastru ajrin

Back to top button